Imami me të rinjtë e Cërrikut: Integrimi, më shumë mundësi për ju

 

Ne nje takim me te rinjte e qytetit te Cerrikut, Ministri i Mbrojtjes, Arben Imami tha se integrimi i Shqiperise ne Bashkimin Europian do te t’i krijoje me shume mundesi rinise shqiptare per punesim e studim. Vendi menjëherë pas zgjidhjeve të 23 qershorit do të marrë statusin e vendit kandidat e pastaj do të hapet për të gjithë ne një mundësi e re, një rrugë e re, e cila është rruga e Europës. Unë gjatë kësaj legjislature, u shpreh Imami, do të përqendrohem në mënyrë të veçantë që për çdo komunë dhe bashki duke më pasur gjithmonë personalisht pranë. Duke vene theksin tek arritjet e qeverise ne keto 8 vjet, me anetaresimin ne Keshillin e Europes, ne NATO apo tek liberalizimi i vizave, ministri Imami u ndal në bllokimin që i është bërë vendit ne marrjen e statusit te vendit kandidat. Ndaj ai e cilësoi 23 qershorin si një mundësi që Edi Ramës këta votues të rinj t’i tregojnë se rruga e Shqipërisë është rruga e zhvillimit, rruga e integrimit, rruga e arsimimit. Në qoftëse ju do të angazhoheni në këto zgjedhje- tha Imami, këto zgjedhje do të jenë një fitore e madhe, ndaj ta bëjmë bashkë këtë fitore dhe ta çojmë këtë vend përpara, sepse me të vërtetë rinia është ndryshimi, Partia Demokratike është ndryshimi, ta bëjmë 23 qershorin një ditë tjetër të ndryshimit të madh të Shqipërisë e të lëvizjes përpara të saj. Imami u dha pergjigje edhe pyetjeve te te rinjve mbi projektet e qeverise per zhvillimin e qytetit dhe impaktin qe do te kete autostrada Tirane-Elbasan.  Për rrugën Tiranë-Elbasan Imami u shpreh se tuneli është një vepëre mrekullueshme dhe kjo rrugë do të ketë parametrat më të mirë që ka një rrugë në vend e ndër të tjera do të lidhë Tiranën me Elbasanin për 20 minuta. Një nga kushtet themelore të rritjes së prodhimit dhe punësimit është komunikimi, dmth kur kostot e transportit janë të mëdha ato pengojnë zhvillimin. Me uljen e kostove të transportit, rriten mundësitë siç është ajo e punësimit në Tiranë, hapja e investimeve të reja në qarkun e Elbasanit në Cërrik,Librazhd, etj.Ku shkon rruga shkon zhvillimi, ku ulen kostot e transportit aty mundësitë për zhvillim ekonomik janë shumë më të larta, përfundoi ai.