Imami në Elbasan: Ndryshimi midis taksës së sheshtë dhe asaj progressive

 

Arben Imami si Kryetari i Grupit të Punës për Qarkun e Elbasanit zhvilloi më takim me të rinjtë e qytetit të, duke u ndal në zhvillimet ekonomike që ka pasur Shqipëria në këto 8-vjet me programin e PD falë taksës së sheshtë. Gjatë 4 vjet të krizës, Shqipëria ka ecur me një mezatare mbi 3  përqind, ndërkohë që fqinjët rreth nesh kanë qënë me tregues zhvillimor negativ ose shumë të vegjël gjatë gjithë këtyre viteve. Zhvillimin dhe rritjen e prodhimit të përgjithshëm kombëtarë që në vitin 2008 me një rritje vjetore prej 8-9 % ndërkohë që vende të tjera të rajonit e kishin 3 përqind, tha Imami. “Jemi në një moment, – cilësoi ai, – nga ku duhet të vendosim që ta kapërcejmë krizën dhe t’i rezistojmë këtij presioni të madh i cili vjen nga mjedisi ndërkombëtar ose në të kundërt të përfshihemi e të jemi pjesë e krizës ! Në krizë është Greqia, Italia, Qiproja, Spanja gjithashtu është në vështirësi të mëdha ku papunësia është 25 përqind dhe po ashtu në rajon ka rënë me 20-25 përqond”. Imami bëri të qartë të rinjëve se politikat financiare, së pari taksa e sheshtë dhe  e ulët, së dyti një mjedis joshës për investimet e huaja, ka bërë të mundur që çdo vit në Shqipëri  të investohen rreth 1 miliardë dollar, të cilat kanë bërë të mundur që Shqipëria t’i rezistoj krizës, e jo vetëm t’i rezistoj por edhe të zhvillohet, të investoj në të gjithë infrastrukturën, në shkolla, në rrugë etj. Në vitin 2012 kemi disa arritje të jashtëzakonshme që nuk i kemi pasur në vite përpara sepse bujqësia në Shqipëri është rritur mbi 6 përqind dhe kjo është ekonomi reale dhe produkt i prekshëm. Ministri Imami ka bërë edhe shpjegimin se përse nuk ramë në krizë, që erdhi për shkak të investimeve të huaja, të cilat  kanë qenë shumë në këto vite. Në vitin 2005 kanë qenë 50 milion dollarë, në vitin 2010, ’11, ’12, kanë qenë 1 miliard dollarë. Përballë kemi një tjetër model ekonomik, taksë e lartë dhe progressive që do të thotë të paguash një nivel të ulët taksash  në raport me vendet e tjera të rajonit. Fakti është që pas vitit 2006-2007 edhe vende të tjera të rajonit i janë  kthyer taksës së sheshtë dhe e kanë çuar  te 10 përqind. Nëqoftëse kjo taksë do të rritej , të jeni të sigurtë që, investimet e huaja në Shqipëri do të rriten dhe nëqoftëse investimet e huaja do të uleshin me rritjen e taksave, të gjitha  paratë që do të vinin në Shqipëri, nuk do të na mjaftojnë, sepse një vend i vogël me një ekonomi të vogël nuk i cili ka mjetet e brendshme për të investuar dhe për t’u zhvilluar po nuk pati këto investime të huaja, kjo ekonomi do të futej në krizë. Sipas Imamit, Ainshtajni ka thënë që: “Një teori, një doktrinë shkencore nuk është e qëndrueshme nëqoftëse nuk ja tregoj dot si një përrallë të shkurtër gjyshes time”. Dhe po ta shohim çdo doktrinë e madhe përshkruhet me 3-4 fjali. Ky qendrim i joni, kjo doktrinë e jona, përmblidhet në një fjalë, taksa të ulta. Sepse ajo që propozon Rama nuk është gjë tjetër veçse një e panjohur për shqiptarët, ju jeni të rinj, por nuk është e panjohur për prindërit tuaj përpara 8 vjetësh ,tha ai. Bizneset e huaja që po investojnë në Shqipëri, ndërsa me taksën progressive do t’i mbyllnin kompanitë e tyre dhe të jeni të sigurtë që brenda 1 viti Edi Rama do ta shkatërrojë ekonominë shqiptare për këtë jam i sigurtë sepse ai di të shkatërrojë shumë mirë çdo gjë. Ajo që dua të vë në vëmëndjen tuaj ju drejtua Imami të rinjve, është ky model integrimi, ky model i Partisë Demokratike, i stabilitetit politik dhe ekonomik por dhe i zhvillimit të qendrueshëm që kërkon të vazhdojë kështu dhe i një modeli të provuar si shkatërrimtarë në kushtet e lulëzimit dhe prosperitetit global sepse realiteti është që Shqipëria ecte shumë më ngadalë dikur. Shqipëria ecën më shpejt me Sali Berishën në kushtet e krizës globale se me Partinë Socialiste në kushtet e prosperitetit global dhe kjo është e qartë.