Imazhe surprizuese nga xhirimet e videoklipit të ri, të Jennifer Lopez

Imazhet e publikuara një ditë më parë, të marra nga sheshxhirimi ku këngëtarja Jennifer Lopez po zhvillon videoklipin më të ri të saj muzikor, janë krejtësisht të ndryshme me imazhet e publikuara ditën e sotme. E shoqëruar nga i dashuri i saj, Casper Smart, Jennifer duket e lumtur dhe e kënaqur me punën e realizuar deri më tani, por fotot e publikuar ditën e sotme tërheqin vëmendjen për këdo që i shikon.

Lopez është duke përdorur një marifet të dyfishtë për veten e saj. Në këto imazhe shohim këngëtaren e muzikës pop të veshur komplet me rroba të zeza dhe flokët e kapura në njërën anë gërshet, ndërkohë që përkrah saj qëndron një tjetër person me të njëjtat rroba e me të njëjtin model flokësh. Është një mashkull që shoqëron këngëtaren gjatë xhirimeve. Ajo ka përzgjedhur të pushojë pak momente me të dashurin dhe në sheshxhirim, është një tjetër Jennifer.

  Në disa skena të videos, këngëtarja zëvendësohet nga ky tranvestit, i cili bën rolin e saj si dublant.   Jennifer Lopez dhe Casper duken tepër të dashuruar. Ata janë në lidhje prej pak kohësh, dhe me sa duket diva e ka humbur krejtësisht kokën pas balerinit 24-vjeçar. Miqtë e saj kanë frikë se ai do ta shfrytëzojë atë dhe e këshilluan këngëtaren që të qëndrojë larg tij. Por, Jennifer i ka kundërshtuar dhe nuk ua ka vënë veshin këshillave. Duke marrë parasysh se ajo është lodhur duke paguar darka vazhdimisht, miqtë në kofidencë tregojnë se ajo kishte vendosur që t’i japte të riut ‘para xhepi’ prej 10 mijë dollarësh. Megjithatë, balerini është shpenzues i madh dhe vazhdimisht po i kërkon shumë e më shumë para. Miqtë e saj janë të bindur se ai do të largohet nga ajo sapo ai të bëhet i pasur.

Comments are closed.