Ina Rama-Werner: Pavarësia e institucioneve të drejtësisë, e rëndësishme

Prokurorja e Përgjithshme Ina Rama ka zhvilluar sot një takimin me Drejtorin e Evropës në Ministrinë e Jashtme të Mbretërisë së Hollandës, Jacques Luis Werner. Në këtë takim është diskutuar çështjet e drejtësisë dhe zbatueshmërinë e ligjit në Shqipëri. Biseda është fokusua në rëndësinë e pavarësisë së institucioneve të drejtësisë dhe rolit të tyre në forcimin e shtetit të së drejtës. Kryeprokurorja Ina Rama, trajtoi si çështje të veçantë dhe problematikat me të cilat ndeshen organet e drejtësisë dhe veçanërisht Prokuroria në kryerjen e detyrave të tyre, e parë kjo edhe në kuadër të zhvillimeve aktuale. Nga ana e tij, Jacques Luis Werner, vlerësoi performancën e Prokurorisë Shqiptare si një nga hallkat e rëndësishme në ruajtjen dhe zbatimin e ligjit, por dhe në rolin poziviv që ka luajtur ky institucion për imazhin e Shqipërisë në rrugëtimin e proceseve integruese drejt BE-së. Werner vlerësoi gjithashtu përkushtimin e prokurorisë në përmbushjen e misionit të saj kushtetues duke theksuar se në një vend demokratik ku sundon shteti i së drejtës, është e rëndësishme që secili institucion duhet dhe e ka për detyrë të punojë në mënyrë të pavarur, bazuar në ligj dhe jashtë çdo ndërhyrjeje. Mbi këtë bazë, Drejtori i Evropës në Ministrinë e Jashtme të Mbretërisë së Hollandës, Jacques Luis Werner, shprehu mbështetjen e tij për Prokurorinë shqiptare dhe punën profesionale të kryer prej saj si dhe vlerësoi bashkëpunimin midis institucioneve të akuzës të dy vendeve.

Comments are closed.