Incidentet në Maqedoni, PDIU: Po rindizet vatër etnike

Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet, ka reaguar ditën e djeshme, lidhur me incidentet e vazhdueshme kundër shqiptarëve në Maqedoni. Në këtë linjë, theksohet se në vazhdën e një sërë incidenteve të dhunshme, ku kanë mbetur të plagosur një numër shqiptarësh të Maqedonisë, vetëm dhe vetëm për shkak të etnisë së tyre, pas plagosjes së nxënësve shqiptarë në Kumanovë, Shkup dhe Tetovë, pas fyerje të vazhdueshme në sallat sportive të Maqedonisë kundër kombit shqiptar, një tjetër incident me karakter etnik ndodhi në Tetovë. “Gazetari dhe historiani Arben Llalla, në prani të fëmijës së tij u fye dhe u kërcënua nga një grup maqedonasish vetëm për shkak të aktivitetit të tij patriotik. Për më tepër, ai u arrestua për prishje të rendit publik, ndonëse ishte viktimë e një sulmi etnik nga ana e një grupi të rinjsh maqedonas”,- thekson kjo parti. PDIU-ja dënon rëndë këto incidente me karakter etnik dhe aq më tepër reagimin e çuditshëm të policisë maqedonase, e cila del haptazi në mbështetje të agresorëve maqedonas, pavarësisht rrethanave. Sipas PDIU-së, këto veprime cenojnë bashkekzistencën etnike në Maqedoni dhe rrezikojnë rindezjen e një vatre etnike në shtetin fqinj.

 

Comments are closed.