Bota Kuriozitete

E pabesuehme / Indonezi, shpëtohet djali që mbijetoi 49 ditë në oqean

Ekuipazhi i anijes së mallrave shpëtoi peshkatarin 18 vjeçar, i cili kaloi 49 ditë në një anije të vogël peshkimi në Oqeanin Paqësor.

Gazeta “Jakarta Post” raporton se ky është Aldi Novela Adilang. Më 14 korrik gjatë peshkimit në brigjet e qytetit indonezian Guamo, ai ishte futur në rrymat detare dhe ka përfunduar në hapësirën oqeanike.

Anija që lundronte me flamurin e Panamasë, të riun e gjeti 125 kilometra nga bregu ndërsa po lundronte me varkën e tij “rompong” – (varka tradicionale prej druri e Indonezisë përdoret për peshkim).

Adilang tha se gjatë dramës 49 ditëshe ka përjetuar frikë të madhe ndërsa lundronte mbi anijen e vogël të peshkimit duke pritur dorën e shpëtimit.

Para meje kanë kaluar 9 anije të mëdha. Bëra çmos, por nuk më panë” – ka thënë Adilang. Ai shtoi se me vete kishte pak ushqim, ndërsa mbijetoi nga peshkimi dhe duke ngrënë peshq të gjallë.

I riu i guximshëm nga rrobat ka bërë filtër për të pastruar ujin e detit për pije.

Disa herë kam menduar të hidhem në oqean dhe të mbytem por çdo herë mendoja për familjn e dhe hiqja dorë nga idetë vetëvrasëse”.

Adilang në ndihmë i erdhi ekuipazhi i anijes së mallrave, i cili lundronte në Osaka të Japonisë. Me ndërmjetësimin e konsullit të Indonezisë ai u kthye në shtëpi. Edhe pse dukshëm i rraskapitur, Adilang ndjehet mirë pas gjithë asaj që ka përjetuar.

Related posts

Presidenti kërkon rrogë shtetsë, kam dy gra

Redaksia

Rrugët më të rrezikshme në botë

Redaksia

Afrika zgjohet, krijohet zona më e madhe e lirë ekonomike në botë

Redaksia

Leave a Comment