Infeksionet gjatë periudhës së shtatzënisë

Infeksionet mund te shfaqen gjate shtatzënisë, lindjes ose pas lindjes. Rrugët e infeksionit mund te janë ngjitëse, nga vagina dhe nga tubat uterine. Rruge te tjera te shfaqjes se infeksionit janë rrugët hematogjene – përmes gjakut ose përmes limfës – limfogjene. Ndikimi i infeksionit te bebi varet shume nga periudha ne te cilën ndodh infeksioni (vjetërsia e shtatzënisë). Ne rastet kur infeksioni ndodh ne 12-te javët e para te shtatzënisë mund te shkaktohen embriopatite – dëmtimi i embrionit. Embriopatite nuk janë specifike për llojin e shkaktarit te infeksionit, por janë specifike për fazën e zhvillimit – vjetërsisë se shtatzënisë kur ka ndodhur infeksioni. Nëse ndodhin dëmtime te renda te embrionit, ndodh dështimi spontan. Këtë veprim e shfaqin te gjitha infeksionet piogjene, infeksionet me toksoplazme ose me listerje, por edhe varicela ose chlamydia. Fetopatite, përkufizohen si dëmtim i fetusit ne fazat e mëvonshme te shtatzënisë, pas javës se 12-te te shtatzënisë deri ne lindje. Nëse infeksioni vjen ne këtë periudhe te shtatzënisë, pasojat e mëvonshme varen nga lloji i shkaktarit te infeksionit.

Infeksionet

Infeksionet ne shtatzëni kane një domethënie specifike, duke u bazuar ne faktin se behet fjale jo vetëm për infeksion te nënës, por edhe te fëmijës, qe mund te lere pasoja te me vonshme te renda dhe te përhershme. Shkaktaret e infeksioneve janë te njëjtët, si ne rastin jashtë shtatzënisë; viruset, bakteret, protozoaret. Sa me shume qe afrohet çasti i lindjes, me te mundshme janë infeksionet bakteriale (streptokokët e grupit B), ndërsa gjate shtatzënisë, rendësi te veçante kane infeksionet virale (rubeola, varicela, citomegalovirus, parvo virus B19). Pesha, zgjatja dhe ecuria e infeksioneve varet nga numri dhe virulenca e shkaktarit, vetitë imunobiologjike, pra vetitë mbrojtëse te shtatzënës, rrugët e përhapjes se infeksionit si dhe vjetërsia e shtatzënisë – javët e shtatzënisë. Infeksioni i fetusit ka rrjedha te ndryshme nëse ka ardhur deri te infeksioni me toksoplazma, varicele ose rubeole. Mund te shfaqen dëmtime te sistemeve te ndryshme te organizmit, ngecje intrauterine te rritjes, lindje para kohe, por mund te lind fëmijë krejtësisht i shëndoshë, pa pasoja te mëvonshme. Kur behet fjale për infeksion vetëm te nënës, atëherë infeksioni ne shtatzëni mund te kaloje pa asnjë efekt negativ te foshnja. Pasojat e mëvonshme shfaqen ne forme te leucemisë (influenca), tumore te sistemit nervor qendror (varicela), ose karcinomit hepatocelular primar (hepatiti B). Infeksioni mund te rrezikoje jetën e te dyve. Kur është ne pikëpyetje ndikimi i infeksionit ne ecurinë e shtatzënisë, dhe për shtatzënën mund te priten pasoja edhe me te mëdha, sidomos nëse këto infeksione janë te shoqëruara me temperature te larte trupore, ose infeksionet pas lindjes ne periudhën e puerperiumit, ose pas dështimit. Ne këto raste, ecuria e infeksionit merr karakter shume te rende, shfaqen numër i madh komplikimesh, me pasoja te renda. Si pasoje e infeksionit gjate shtatzënisë shfaqen infeksionet e cipave amniale dhe plasja e parakohshme e cipave amniale, e shoqëruar me dështim spontan ose lindjen para kohe, gjë e cila shoqërohet me shkalle te lart te vdekjes se fëmijës dhe nënës.

Testet

Infeksionet ma te rëndësishme ne shtatzëni përfshihen me shkurtimin T O R C H. Ne këtë rast T është shkurtimi për Toksoplazmozen, O (përfshijnë hepatitin B, Parotitin, Treponema palidum), R është shkurtimi për rubeolën, C është shkurtimi për citomegalovirus, dhe H paraqet shkurtimin për herpes simplex virus. Simptomat e këtyre infeksioneve sillen nga shkalla e lehte ne te moderuar, e shoqëruar me dobësim te përgjithshëm, ngritje e lehte e temperaturës, rritje e nyjeve regjionale limfatike, puçrra-manifestim ne lëkurë, ndërsa dëmtimet e fetusit janë shume te mëdha. Disa nga këto infeksione janë te shoqëruara me embriopati tipike për këto infeksione. Si te sëmundjet e tjera ne shtatzëni edhe këtu mbrojtja vendit te lindjes ka rëndësi te veçante. Për shumicën e infeksioneve te përmendura, ekzistojnë teste specifike ne gjak, përmes te cilëve mund te zbulohet se a ka qene e sëmurë shtatzëna nga këto sëmundje dhe a ka antitrupa mbrojtëse, te cilët mbrojnë bebin gjate shtatzënisë. Përcjellja e shtatzënisë me ekzaminime ultrasonografike, duke kërkuar simptoma te mundshme, e ne disa raste sipas nevojës edhe me ane te amniocentezes, mund te sqarojnë se a është bebi i infektuar apo jo. Ne disa raste te këto infeksione aplikohet terapi specifike si përdorimi i spiramycines te toksoplazmoza ose aplikimi i transfuzioneve me gjak te infeksionet me parvovirus B19, ndërsa te infeksionet tjera, nuk ka mundësi mjekimi. Çdo lloj infeksioni gjate shtatzënisë është i rrezikshëm dhe duhet parandaluar .

Ne shtatzëni asnjë vaksine, veç asaj te poliomielitit

Shtatzënia nuk është kohe-periudhe ne te cilën mjeket te insistojnë ne vaksinimin e rregullt te shtatzënave, edhe pse nuk janë te gjitha vaksinat te ndaluara për t’u bere ne shtatzëni. Gjithsesi, parim themelor është te mos behet asnjë vaksinim me virus te gjalle (vaksina kundër fruthit, rubeolës, shytave-parotitit dhe tuberkulozit), e as ne raste kur viruset janë te trajtuar, pasi edhe ne këto raste, mund te priten dëmtime te fetusit. I vetmi përjashtim behet te poliomieliti, ethet e verdha, kundër te cilave shtatzëna duhet patjetër te vaksinohet, nëse gjate periudhës se shtatzënisë udhëton për arsye te ndryshme ne vende ne te cilat ekziston rreziku nga infektimi me këto sëmundje (Afrika Qendrore, Afrika Jugore dhe Azia jugperëndimore). Ne rast se shtatzëna vjen ne kontakt me te sëmur nga fruthi, rubeola ose varicela, e ne anën tjetër nuk e di se a ka qene vete e sëmurë nga këto sëmundje, duhet te kontrollohet niveli i antitrupave ne gjak, dhe te përcaktohet statusi imunologjik. Ne rast te mungesës se antitrupave kundër sëmundjeve te përmendura, ne vend te vaksinimit duhet te aplikohet terapi mbrojtëse me imunoglobuline. Kur është fjala për te sëmurë me tuberkuloz, statusi imunologjik i shtatzënave kontrollohet me testin e tuberkulines. Kur behet fjale për vaksinim, te cilat vaksina përmbajnë baktere ose viruse gjysme te vdekura, atëherë shtatzënave u lejohet qe te vaksinohen. Ky vaksinim me këto vaksina mund te behet, sidomos nëse gruaja rrezikohet potencialisht nga këto sëmundje: poliomieliti; influenca; hepatiti B; tetanosi; difteria; tifoja; kolera; encefaliti; tërbimi.