Influenca e gjendjes emocionale, në përzgjedhjen e veshjeve

Mënyra e veshjes reflekton gjendjen emocionale të një personi. Del nga shtëpia e veshur me xhinse? Kjo do të thotë se ti nuk ndjehesh në humor. Jo gjithnjë është e lehtë përzgjedhja e rrobave në mëngjes, sepse në garberobën e çdo personi ka veshje të ndryshme. Por përzgjedhja e veshjes nuk vjen rastësisht, sepse sipas një grupi psikologësh anglezë nga Universiteti i “Hertfordshire”, përzgjedhja e veshjeve varet nga gjendja emocionale e çdo personi. Studiuesit kanë zhvilluar një projekt ku kanë marrë në pyetje rreth 100 femra, të cilat i kanë pyetur se çfarë veshin kur ndjehen në depresion. Gjysma e të intervistuarave janë përgjigjur: xhinse. Vetëm 1/3 e tyre kanë deklaruar se mbajnë veshur pantallona xhinse vetëm kur ndjehen të lumtura. Jo vetëm. Sepse një person kur nuk ndjehet në humor të mirë zgjedhë të vesh një bluzë të çfarëdoshme dhe pantallona të thjeshta.

Flokët dhe këpucët

Një tjetër vlerësim, nëse një femër ndjehet e lumtur dhe ka 10 mundësi të përzgjedh veshjen e preferuar, në krahasim me rastin kur është e trishtuar. Po sipas këtij studimi, gjendja shpirtërore e çdo personi, është drejtuesi që na sugjeron të veshim fustanin e duhur. Drejtuesi i këtij studimi, Karen Pine ka deklaruar se sipas të dhënave shfaqet që veshja jonë nuk influencon vetëm tek të tjerët, por edhe tek ne. Debati i influencës sesi mund të vishemi është me të vërtetë i fortë. Edhe aksesorët në këtë drejtim bëjnë diferencë. Kur një person është në humor, ka dyfish mundësinë për të mbajtur një kapele, në krahasim me momentet kur ndjehet i trishtuar. Por jo vetëm, sepse kur një person ndjehet i lumtur, atëherë ai do të mbathë çorapet dhe këpucët e tij të preferuara.

 

Comments are closed.