INSTAT: Në shkurt, çmimet e konsumit pësuan rritje

Gjatë muajve të parë të vitit, shqiptarët kanë harxhuar me shumë se një vit më parë për mallrat e konsumit, ndërkohë që inflacioni për muajin shkurt ka pësuar sërish rënie duke arritur në nivelin 0.6%. Sipas të dhënave të fundit të publikuara nga INSTAT, indeksi i çmimeve të konsumit në muajin shkurt ka shënuar një rritje prej 1.3 përqind krahasuar me muajin e mëparshëm. Kjo rritje ka ardhur kryesisht nga rritja e çmimit të produkteve ushqimore, rritja e çmimit të qerave, naftës e gazit. Po ashtu rritje ka shënuar edhe indeksi i grupit “ushqime, pije joalkoolike dhe duhan” dhe nëngrupi zarzavate dhe grupi i frutave. Dyfishimi i tarifave të sigurimit të automjeteve ka dhënë ndikimin e tij, duke shënuar një rritje prej 6.1 për qind për grupimin e mallrave e shërbimeve. Ndërsa ulje kanë pësuar veshjet dhe këpucët, nga uljet sezonale. “Ndryshimi vjetor, i indeksit të cmimeve të konsumit në muajin shkurt është 0.6%. një vit më parë ky ndryshim ishte 4.5%”, është shprehur përfaqësuesja e INSTAT, Hazbie Bunguri. Ekspertët e ekonomisë shpjegojnë se nuk ekziston rreziku i deflacionit. Sipas tyre kjo ecuri e treguesit është ndikuar kryesisht nga konsumi i ulët dhe rënia e cmimeve të mallrave të importit si pasojë e krizës së Eurozonës.

Comments are closed.