INSTAT: Në shkurt, u rrit ndjeshëm importi i karburanteve

Në muajin shkurt, importi i nënprodukteve të naftës pësoi rritje të ndjeshme, krahasuar me një muaj më parë. Sipas INSTAT-it, importi i mallrave me akcizë arriti në vlerën 6.730 milionë lekë, duke zënë 18.7 për qind ndaj totalit të importit dhe krahasuar me muajin Janar, ato u rritën me 59.6 për qind, ku peshën më të madhe, prej 71.3 për qind e zunë pikërisht nënproduktet e naftës. Një muaj më parë, në janar 2012, importi i mallrave me akcizë arriti vlerën 4.216 milionë lekë, duke zënë 12 për qind ndaj totalit të importit. Por krahasuar me janarin 2011, importi i mallrave me akcizë u ul 7 për qind, ku peshën më të madhe e zunë nënproduktet e naftës me 71.2 për qind.

Comments are closed.