Integrimi europian, Topalli: Procesi nuk mund të ndalet

Kryetarja e Parlamentit, Jozefina Topalli e pranishme  në Konferencën e Gjashtë të Komisioneve Parlamentare të Integrimit Evropian të Shteteve pjesëmarrëse në Procesin e Stabilizim Asociimit ka folur për procesin e integrimit të vendit dhe përparësitë që janë bërë në këtë drejtim. Ajo theksoi se ky proces sado që të bllokohet, vjen  një ditë që shqiptarët flasin dhe ky është një proces që nuk mund të ndalet. “Nuk ka qenë rrugë e thjeshtë rrugë pa pengesa, sado që ajo të bllokohet vjen  një moment që flasin shqiptarët, është një proces që nuk mund të ndalet. Shqiptarët e shohim procesin e integrimit, si proces rritjeje standarti në fushën ekonomike, ligjore, edukimit, e të drejtave. Në një këndvështrim shumë më të gjerë, ne jemi europianë, ne nuk jemi në periferi të Europës, historia jonë na ka bërë që të jemi një orë larg Romës, Vjenës, Athinës. Për shkak edhe të pozicionit tonë gjeografik jemi aq afër me këto vende që kanë standarte më të larta dhe na bën të shohim drejt tyre dhe të përpiqemi ti afrohemi sa më shpejt atyre”, u shpreh Topalli. Po ashtu ajo theksoi se gjatë kësaj periudhe të fundit, vendi ynë ka pasur dy ngjarje të rëndësishme, anëtarësimi në NATO dhe  liberalizimi i vizave, por shtoi se nuk ka dy pa të tretë, dhe uroi që po ashtu si shumë vende të tjera Shqipëria së shpejt do mund të marrë statusin e vendit kandidat. “Në kuvend jemi përballuar me sfida të ndryshme, sfida ekonomike, sfida e integrimit. Muajt e fundit ka pasur progres në drejtim të miratimit të ligjeve të rëndësishme, është në proces reforma parlamentare dhe ajo zgjedhore që po avancojnë bazuar në marrëveshjen e 14 nëntorit. Urime Kroacisë, Serbisë e Malit të Zi. Jam e sigurt se kjo mbledhje do të jetë e rëndësishme përmes së cilës mund të shkëmbejmë eksperiecna edhe me deputeët e kuvendit të Shqipërisë”, nënvizoi kryetarja e Parlamentit.

Comments are closed.