Integrimi, Sannino: Suksesi i planit të veprimit, sukses i të gjitha palëve

Drejtori i Përgjithshëm i Zgjerimit të KE, Stefano Sannino ka falënderuar kryeministrin Berisha për dokumentin e planit të veprimit, dhe theksoi se nga sasia e faqeve duket që është në fakt një dokument serioz. Sannino u shpreh se suksesi i planit të veprimit për rekomandimet e KE do të jetë sukses i të gjitha palëve. “Suskesi i zbatimit të këtij plani veprimi dhe të axhendës evropiane do të jetë sukses i të gjithë palëve së bashku dhe jo i një pale. Keni përmendur edhe një tjetër element të rëndësishëm për disktutimet për reformën zgjedhore. Ndaj me ju mendimin dhe vlerësimin që është tepër e rëndësishme që puna e grupit për reformën zgjedhore të përfundojë sa më shpejt të jetë e mundur në javët në vijim që ne të sigurohemi që zgjedhjet vitin tjetër të bëhen në mënyrën më të mirë të mundshme. Theksoj që ne ju përgëzojmë për këtë frymë konstruktive që të gjitha forcat politike po punojnë gjatë kësaj kohe dhe shpresojmë që kjo do të vazhdojë”, u shpreh Sannino.

Heqja e imunitetit: Shtyllë kryesore në luftën kundër korrupsionit

Po ashtu, drejtori i Përgjithshëm i Zgjerimit të KE, është ndaluar edhe në një çështje tepër të debatuar, atë të heqjes së imuniteteve si për deputetë dhe për gjyqtarët. Sipas tij, kjo është tepër e rëndësishme një nga shtyllat kryesore në luftën kundër korrupsionit. “Ne si BE do të mirëpresim një hap të rëndësishëm që do të ishte një marrëveshje për të  hequr imunitetin sipas modaliteteve që do të bien dakord të gjitha forcat politike në vend. Ju keni ngritur edhe disa çështje të rëndësishme, çështja e pronësisë dhe angazhimi që është ndërmarrë për promovimin e të drejtave të njeriut, sidomos për ato në grupet në nevojë, dëshirojmë të shikojmë angazhimin e të gjitha palëve. Kjo është tepër e rëndësishme për BE. Të gjitha prioritet janë tepër të rëndësishme. Ne presim të shikojmë në të ardhmen, agazhimin për të përfshirë forcat politike dhe shoqërinë për t’u vënë në zbatim plani i zbatimit. Ju siguroj se do ju ndihmojmë që ne të arrijmë që plani i zbatimit të zbatohet plotësisht. Në këtë detyrë ne jemi partnerë sepse ndajmë një objektiv kryesor e të rëndësishëm që është sjella e shqiëprisë në be dhe jam i sigurt se të gjithë bashkë ne do e arrijmë këtë”, u shpreh ai.

Comments are closed.