Interi “zero tituj”, shpërthen revolucioni

Eleminimi i Interit nga Liga e Kampioneve, hap një etapë të re të pashmangshme për skuadrën. Moratti do të kërkojë një trajner të ri (Villas Boas, Blanc, ose Deschamps?) si dhe duhet të rinovojë skuadrën. “Do të jetë bukur të rinisim nga të rinjtë”. Ranieri, menjëherë pas humbjes me Marsiglia, ka reaguar: “Do të përpiqemi të bëjmë maksimumin për t’u përqendruar në kualifikimin e një kompeticioni europian”. Mbrëmjen e djeshme, Inter i ka dhënë fund aventurës së tij në Ligën e Kampioneve, ndërsa në të njëjtën kohë ka konfirmuar një sezon me të vërtetë zhgënjyes. I ndryshëm është diskutimi për Bayern Munich, që i ka dhënë fund javëve zhgënyese, duke siguruar një biletë për në cerekfinalet e  Champions. Mbrëmja e së martës do të mbahet mend gjatë nga populli zikaltër që përjeton emocione të ndryshme në fitoren 2-1 kundër Olympique Marseille, por ky sukses nuk mjafton pas suksesit 1-0 të francezëve në sfidën e vajtjes. Inter do të ndizte shpresat e tifozëve të shumtë në ‘San Siro’, duke e nisur ndeshjen në sulm, ndërsa në fillim Sneijder dhe pas Milito do të shpërdoronin dy mundësi të arta për shënim.

 

 

Comments are closed.