Invalidët kërkesë për pjesëmarrje në hartimin e ligjeve

Nëse ja vlen, ndaje me miqtë...
Share on Facebook
Facebook
0Pin on Pinterest
Pinterest
0Tweet about this on Twitter
Twitter
Share on LinkedIn
Linkedin

Personat me aftësi të kufizuar kërkojnë një pjesëmarrje më të gjerë në hartimin e ligjeve për këtë kategori. Kryetari i Këshillit Kombëtar të Personave me aftësi të Kufizuar, Sinan Tafaj, tha se, dy janë kërkesat e kësaj shoqate që do i paraqiten ditën e Martë, 9 Prill, Komisionit parlamentar të Çështjeve Sociale. E para, përcaktimi i saktë i kritereve që cilësojnë një person me aftësi të kufizuar dhe e dyta, pjesëmarrje më e gjerë në hartimin e politikave për këtë kategori. Personat me aftësi të kufizuar kanë katër vjet që ia kanë paraqitur kërkesat deputetëve të Kuvendit, por që ende nuk janë marrë parasysh. Një javë më parë, komisioni i çështjeve sociale nuk zhvilloi seancën dëgjimore me këtë kategori për shkak të mospërmbushjes së numrit të deputetëve të pranishëm.

 

Nëse ja vlen, ndaje me miqtë...
Share on Facebook
Facebook
0Pin on Pinterest
Pinterest
0Tweet about this on Twitter
Twitter
Share on LinkedIn
Linkedin

Comment here