Categories
Personazhe

Isabella Rossellini: Ja pse braktisa qytetin, për të jetuar në fshat

Aktorja e famshme italiane, Isabella Rosellini rrëfen çastet më të rëndësishme të jetës së saj.

Ajo ndalet në momentin kur vendosi të braktisë qytetin vetëm për pasionin e saj. “Isha e lodhur nga smogu i qytetit dhe nga qëndrimi zgjuar gjithë natën për të pritur djalin tim. Qëndrimi mes gjelbërimit të frymëzon”, shprehet ajo.

Me elegancën e saj natyrale, buzëqeshjen e ndritçme, nëna e Ingrid Bergman, Isabella Rossellini në moshën 70-vjeçare ruan të njëjtën bukuri ashtu sikurse edhe në vitet e para të karrierës së saj.

“Jam antike”, shprehet me ironi, armikja e botox, flokëve të gjata, duke shtuar se i pëlqen të plaket me fytyrën e saj.

Vajzë e dy prindërve artistë, karrierën e saj artistike e ka nisur si modele, aktore, producente, regjisore, stiliste dhe tashmë është bërë një zonjë romantike fshati, pasi është larguar nga New York dhe është transferuar në Bellport.

“Këtë pasion e kam zbuluar fal mikut tim fotograf, Bruce Weber, pasi së bashku me bashkëshorten me ftonin shpesh nën shtëpinë e tyre. Udhëtoja me tren, Bellport është pranë New York por është një tjetër botë ka det dhe gjelbërim. Kam thënë: Përse nuk shkoj dhe unë të banojë në këtë vend fantastik? Nuk dëshiroja më të qëndroja në Manhattan, në trafik dhe smogun e qytetit, duke pritur zgjuar përgjatë gjithë natës djalin tim Roberto. Edhe atij i pëlqeu kjo ide dhe fillimisht shitëm apartamentin dhe tani jetojmë në natyrë. Është shumë bukur”, vijon ajo.

Rossellini është adhuruese e kafshëve dhe pëlqen të ketë në shtëpinë e saj pula, prej të cilave merr vezët e freskëta.