Kulturë

Ish-prefektura e Vlorës, monument kulture me vlera të larta arkitektonike

Godina e ish-prefekturës së Vlorës ka një moshë mbi 100-vjeçare. Daton në vitin 1919 dhe ka vlera të spikatura arkitektonike e ndërtimore

GËZIM LLOJDIA

Godina e ish-prefekturës së Vlorës ka një moshë mbi 100-vjeçare. Sipas specialistëve kjo godinë dallohet për vlerat të spikatura arkitektonike e ndërtimore. Përkarshi xhamisë “Muradie”, në të djathtë kur shkon drejt sheshit historik të Flamurit të bie shpejt në sy kjo godinë karakteristike me arkitekturë të veçantë nga ndërtimet e viteve të fundit. E parestauruar nën peshën e mbi 90 viteve jetë, godina thuajse kishte shkuar në limitin fundit të ekzistencës së saj. Thuhet se Ugolini neVlorenuk dalloi ndonjë monument ne sipërfaqe përveç xhamisë se Muradies. Godina e ish-prefekturës së Vlorës është shpallur Monument Kulture i Kategorisë se Parë me vendim Nr. 654, datë, 09. 11. 2006. Në këtë listë u shpallën monumente kulture një sërë objektesh historike që ruante qyteti i Vlorës si : Ish-prefektura, ndërtesë e vitit 1919, banesë qytetare në lagjen “Hajro Cakërri” e shekullit XIX, ndërtuar me materiale të traditës gurë dhe dru. Shkolla “28 Nëntori” në vitet 1851-1908 ka shërbyer si mejtep. Në vitin 1908 u çel për herë të parë shkolla shqipe, sot vijon të shërbejë si shkollë 9-vjeçare. Ish-selia e Qeverisë Provizore të Vlorës në 1912, ndërtesë në lagjen “Hajro Cakërri”. Banka BKT, Muzeu historik, ish-galeria e Arteve në qyte, bashkia, sahati, kisha katolike, banesa të tjera të hershme karakteristike. Godina është një ndërtesë, që i përket viteve 1919 me dy katedre me një arkitekturë të admirueshme

Në Vlorë foli prefekti.

Prefektura e Vlorës kishte në krye të saj Osman Haxhiu. Ai lindi në vitin 1885 nga Armeni i Vlorës. Mësimet e para i mori në mejtepin e qytetit të Vlorës. Shkollohet në Stamboll në Robert Kollege. Viti 1908 anëtar i klubit ”Labëria”. 1909 – punësohet në prefekturën e Janinës. 1914 – sekretar i prefekturës Vlorë. Emërohet prefekt i Vlorës. 28 nëntor 1919 organizon demonstratën antiitaliane. Janar 1920, delegat në Kongresin e Lushnjës. 29 maj 1920 është ndër organizatorët e Kuvendit të Barcallasë. Komiteti “Mbrojtja kombëtare” kishte 12 anëtarë, kryetar ishte Osman Haxhiu. Viti 1921-23 deputeti Kuvendit. 1937 mbyll sytë përgjithmonë. Një këngë e njohur e polifonisë labe e thotë shkoqur kontributin e tij në ceremoninë e pritjes së trupit të plakut të Vlorës, Ismail beut, pas vdekje – në Perugia të Italisë.

Në Vlorë, foli prefekti/Vloro, Kanino (pas çdo vargu)/ Osman Haxhi Muhameti/ Të më mblidhenë mileti/ Se vjen Qemali nga deti… Labe (Dukat, Vlorë).

Monument Kulture i Kategorisë se Parë

Godina e ish-Prefekturës, për vlerat të spikatura arkitektonike e ndërtimore është shpallur Monument Kulture i Kategorisë se Parë me vendim Nr. 654, datë, 09. 11. 2006. Objekti ndodhet afër qendrës së qytetit të Vlorës, përballë xhamisë së Muradies, një ndër monument e rëndësishëm i arkitekturës në këtë qytet. Fasadat perëndimore dhe jugore janë të lexueshme në bulevardin Vlorë – Skelë.

Përshkrimi i arkitektonik dhe konstruktiv

Godina e Ish Prefekturës është ndërtuar rreth vitit 1919, thonë specialistët e IMK-së ”Gani Strazimiri”. Gjatë kësaj periudhe, qyteti i Vlorës pati një zhvillim, i cili pas caktimit të kufijve, në vitin 1913, dhe ndërprerjes së rrugëve tradicionale të tregtisë u kthye në pikë e rëndësishme transite. Zhvillimi urbanistik dhe arkitektonik i kësaj periudhe u kushtëzuan nga arritjet e periudhës pararendëse, nga kërkesat për të zgjeruar gamën e gjinive ndërtimore, si dhe nga zhvillimi i ri ekonomiko shoqëror. Ndërtimet e kohës, kërkonin eksperiencën e projektuesve të specializuar, si vendas ashtu dhe të huaj. Një nga rrymat veprimi i të cilës u ndje gjatë kësaj periudhe në vendin tonë ishte eklektizmi, i cili mbizotëronte ende mbi qytetet e tjera të Ballkanit dhe Evropës. Manifestimet e para të kësaj arkitekture i ndeshim fillimisht në Angli, në shek. XVIII – XIX dhe në fillimet e shek. XX. Prirjet ndaj eklektizmit u shfaqën jo vetëm në disa ndërtime të projektuara nga inxhinierë të huaj, por edhe në ndërtimet e projektuara nga inxhinierë dhe arkitektë vendas. Manifestime të kësaj periudhe ishin kalimtare dhe nuk patën një shtrirje shumë të gjerë. Kjo arkitekturë u pasua me depërtimin e arkitekturës neoklasike, sidomos me ndërtimet e viteve ’30-‘40. Arkitektura e ndërtesës së ish Prefekturës është përfaqësuese e arkitekturës me prirje eklektike dhe neoklasike. Ndërtesa të kësaj periudhe me elemente të ngjashëm arkitektonik në qytetin e Vlorës janë ndërtesat e bashkisë, dhe Muzeut të Luftës.

Suvatimi i jashtëm shërben si një mjet shumë i përshtatshëm për zbukurimin e godinës, i cili është, lehtësisht i zbatueshëm dhe krijon një shumëllojshmëri formash e motive dekorative. Një përpunim i tillë rit së tepërmi plastikën dekorative të fasadave dhe për të mënjanuar mbingarkesës janë krijuar plane të pastra në katin përdhe, të cilat ndihmojnë për daljen në pah të elementëve në reliev dhe bëjnë të efektshëm lojën dritëhije. Teknika e ndërtimit të kësaj godinë në raport me ndërtimet e mëparshme, pati jo vetëm një rritje cilësore, për sa i përket teknologjisë, por dhe një pasurim të strukturave konstruktive. Karakteristike e kësaj periudhe është suvatimi i jashtëm i ndërtesës përdorimi i brezave antisizmik, përdorimi i tjegullave marselieze, përdorimi i muraturës tërësisht me tulla, si i mureve mbajtëse ashtu dhe i mureve ndarëse. Përdorimi i tullave krijoj një fushë të gjerë të zbatimit të elementëve dekorativ në suva. Themelet e godinës janë të ndërtuar me gurë të lidhura me llaç. E gjithë muratura si muret mbajtës, ashtu edhe ato ndarëse, janë ndërtuar me tulla, me material lidhës llaç gëlqere me çimento. Çatia është me konstruksion druri, mbuluar me tjegulla marsejeze. Deri në vitin 1944 godina ka shërbyer si administrate lokale, ndërsa pas viteve 50’ si banese banimi kolektive. Edhe pse është në gjendje risku ndërtesës nuk i është kryer asnjëherë rikonstruksion, por mirëmbajtje rutinë. Ndërtesa e ish-Prefekturës paraqitet përgjithësisht në gjendje të mirë statike, me problematika të shumta të mirëmbajtjes dhe kujdesit që duhet të tregohet për një monument me vlera të spikatura.

UNDP në një raport ë sajën vlerësoi projektin titull “restaurimi e Ish Prefektura Vlorë” ka për qëllim për të rivendosur një nga ndërtesat e bukura historike në Vlorë. Aktiviteti i planifikuar për të përmbushur restaurimin përbëhet nga ndërhyrjes në rivendosjen e fasadave dhe çatinë dhe disa përmirësime të tjera. Grupi i synuar që është direkt përfituese e zbatimit të këtij projekti nuk është vetëm qendra e gjithë Vlora në aspektin urbanistik të parë, por edhe familjet që jetojnë brenda saj. Institucioni UNDP ka zbatuar disa projekte restaurimit në vitet e fundit: Restaurimi i “Kullat e Dervish “Aliut”, Dukat, Vlore. Restaurimi i “Rruga hebre”, Vlore. Restaurimi i qendrës së vjetër Tragjas. Restaurimi i kishës “Shën Spiridhonit”. Ndër projekte tjera janë: Restaurimi i shtëpisë Gjergji Korabit-së, pranë “Labëria” Klubi Patriotik. Restaurimi i muzeut etnografik, restaurimi i “Ish-prefekturës”, Restaurimi i Muzeut Pavarësisë.

Sipas një raporti të UNDP lidhur me investimin vlerësohet se: Ky monument ka nevojë për një investim urgjente, sepse dëmtimi nga shkaqe natyrore dhe njerëzore rrezikojnë objektin. Kulmi është dëmtuar dhe gjendje situatat e dhomave brenda. Investimi ka për qëllim për të ruajtur këtë objekt të bukur të trashëgimisë kulturore. Me këtë objekt duke kryer restaurimin Së pari, përfituesit e këtij projekti janë komuniteti i Vlorës, në zgjidhjen urbanistik të qendrës së vjetër të Vlorës. Komuniteti i Vlorës do të ketë mundësinë e të rritur financiare vjetore. Së dyti, një grup tjetër që përfiton nga ky projekt është Shqipëria. Një ndërtesë e rëndësishme e hershme mund të sjellë në dritën e historisë, sepse kjo ndërtesë është e lidhur me pushtimin italian në vitin 1920. Pra, nga kjo pikë e shqiptarëve, përfitojnë një përmirësim të kushteve të dhënat e tyre historike, kulturore dhe arkitektonike, banorët që jetojnë në këtë ndërtesë mund të përmirësojë kushtet e tyre të jetesës. Si vlerësim, ky institucion ka zgjedhur se ndikimi i projektit do të jetë vlerësuar, kryesisht nga numri në rritje i turistëve që vizitojnë Vlorën gjatë gjithë vitit. Kjo ndërtesë përfaqëson një xhevahir të arkitekturës, kështu që mund të sjellë përsëri vlerat në sheshin kryesor të e Vlorës. Urbanistët dhe arkitektë thonë se ndikimi i projektit nga pikëpamja arkitektonike do të jetë rigjenerimi i Vlorës së vjetër.

Lexoni edhe: