Ish të përndjekurit, emrat që përfitojnë dëmshpërblim

 

Ministria e Financave vijon publikimin e emrave në radhët e ish të përndjekurve politikë që përfitojnë këstin e dytë të dëmshpërblimit. Bëhet fjalë për 1000 përfituesit e rinj që do të marrin paratëpër shkak të viteve të burgut që kanë kryer gjatë regjimit komunist. Në radhën e personave që presin të dëmshpërblehen janë ende shumë ish të përndjekur, të cilët pritet të miratohen nga Këshilli i Ministrave.

Dokumentacionet

Çdo person që gjen emrin në këtë listë, për shembull nëse i burgosuri është ende gjallë, ai duhet të paraqesë pranë filialit të Ministrisë së Financave këto dokumente:

 – Numrin e llogarisë që ka hapur në bankë.

– Fotokopjen e kartës së identitetit.

Personat që renditen në listën e vendimit të Këshillit të Ministrave, paraqiten pranë institutit të të Përndjekurve Politikë, ku bëjnë dorëzimin e dokumenteve në institucionin e ngarkuar nga Ministria e Financave. Personat duhet të paraqiten në zyrën e dorëzimit të dokumenteve ditën e martë dhe ditën e enjte.  

 

Si po shkon procesi i dëmshpërblimit

Deri më tani janë miratuar nga Këshilli i Ministrave 22  vendime. Pagesat e këstit të parë kanë filluar që në muaj mars 2009 dhe vazhdojnë. Ministria e Financave, sipas buxhetit të vënë në dispozicion, shpërndan këstet e dëmshpërblimit për ish të dënuarit politike me këtë radhë:

– Këstin e parë për ata që nuk janë paguar deri tani për arsye të mungesës së dokumentacionit të plotë apo miratimit me vonesë të dëmshpërblimit.

– Këstin e dytë për ish të dënuarit politik që jetojnë dhe kanë moshë mbi 65 vjeç.

– Këstin e dytë për ish të dënuarit politik që jetojnë dhe kanë moshë nën 65 vjeç, si dhe trashëgimtarët ligjore të ish të dënuarve  që nuk jetojnë.

 Osman Dedja