Ish të përndjekurit, kur nis shpërndarja e këstit të dytë

Miratohet vendimi për shpërndarjen e dëmshpërblimit 

Këshilli i Ministrave miratoi vendimin mbi afatet dhe skemën e shpërndarjes së fondeve të dëmshpërblimit për ish të dënuarit politikë. Kategoritë që përfitojnë 

Këshilli i Ministrave miratoi ditën e djeshme, vendimin “Për disa ndryshime në vendimin 419, të Këshillit të Ministrave, “Për miratimin e afateve dhe të skemës së shpërndarjes së fondeve të dëmshpërblimit për ish të dënuarit politikë të regjimit komunist”. Ky vendim synon përmbushjen me seriozitet, në kohë dhe me cilësi, të detyrimit që qeveria shqiptare ka ndërmarr për dëmshpërblimin e ish të përndjekurve të regjimit komunist, si dhe  përcakton afatin e shpërndarjes së këstit të dytë të fondeve të dëmshpërblimit, i cili fillon më 26 mars 2012.

Afati i shpërndarjes së fondeve të dëmshpërblimit

Në kuadër të skemës së miratuar, afati i shpërndarjes së fondeve të dëmshpërblimit, është llogaritur që për këstin e dytë të fillojë pas përfundimit të miratimit të plotë të dëmshpërblimit për të gjithë ish të përndjekurit politikë. Ky proces është tashmë drejt finalizimit dhe pritet shpërndarja e këstit të dytë të dëmshpërblimit për kategoritë e të dënuarve me burgim, si dhe për familjarët e viktimave të ekzekutuara, me vendim gjyqësor apo urdhër tjetër. Duke folur për këtë vendim, Kryeministri Berisha qartësoi se nuk do të shpërblehen ata persona që vërtetohen se kanë qenë bashkëpunëtorë me pushtuesit.

Vendimi:

Në mbështetje të ligjit nr. 9831, datë 12.11.2007, “Për dëmshpërblimin e ish të dënuarve politikë të regjimit komunist”, të ndryshuar, miratohet vendimi me propozimin e ministrit të Drejtësisë. Në vendim përcaktohen disa ndryshime, ku specifikohet data se kur do tënisshpërndarja e këstit të dytë të dëmshpërblimit. Kështu, në vendim thuhet se afati i shpërndarjes së këstit të dytë fillon më 26 mars 2012. Ngarkohen Ministria e Drejtësisë dhe Ministria e Financave për zbatimin e këtij vendimi.

Kush përfiton dëmshpërblim

Në kuadër të skemës së miratuar, afati i shpërndarjes së fondeve të dëmshpërblimit, është llogaritur që për këstin e dytë të fillojë pas përfundimit të miratimit të plotë të dëmshpërblimit për të gjithë ish të përndjekurit politikë. Ky proces është tashmë drejt finalizimit dhe pritet shpërndarja e këstit të dytë të dëmshpërblimit për kategoritë e të dënuarve me burgim, si dhe për familjarët e viktimave të ekzekutuara, me vendim gjyqësor apo urdhër tjetër. Duke folur për këtë vendim, Kryeministri Berisha qartësoi se nuk do të shpërblehen ata persona që vërtetohen që kanë qene bashkëpunëtorë me pushtuesit.

Në vendim përcaktohen disa ndryshime, ku specifikohet data se kur do të nisë shpërndarja e këstit të dytë të dëmshpërblimit. Kështu, në vendim, thuhet se afati i shpërndarjes së këstit të dytë fillon, më 26 mars 2012. Ngarkohen Ministria e Drejtësisë dhe Ministria e Financave për zbatimin e këtij vendimi.

 

 

 

Comments are closed.