Ish të përndjekurit, lista e re me 263 përfituesit

Vendimi/ Pagesa për secilin përfitues do të bëhet nga Ministria e Financave, në llogaritë personale të hapura në bankë 

Lista e plotë e personave që do të trajtohen me dëmshpërblim. Masa e përfitimit për ish të dënuarit politikë dhe familjarët e të dënuarve, me dënim kapital

Miratohet dëmshpërblimi financiar për ish të dënuarit politik të regjimit komunist. Bëhet fjalë për 263 personat e shpallur fitues në mbledhjen e radhës së qeverisë. Kështu, në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe ligjit nr. 9831, datë 12.11.2007, “Për dëmshpërblimin e ish të dënuarve politikë të regjimit komunist”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Drejtësisë, Këshilli i Ministrave vendosi “Miratimin e dëmshpërblimit financiar, për ish të dënuarit politikë dhe për familjarët e të dënuarve, me dënim kapital sipas këtij vendimi. Masa e dëmshpërblimit për ish të dënuarit politikë dhe familjarët e të dënuarve, me dënim kapital, do të bëhet me këste, sipas kritereve e kufijve të përcaktuar në nenin 12, të ligjit nr. 9831, datë 12.11.2007, “Për dëmshpërblimin e ish të dënuarve politikë të regjimit komunist”, të ndryshuar. Shuma e llogaritur do të transferohet në një llogari speciale në Bankën e Shqipërisë. Pagesa e dëmshpërblimit për çdo përfitues do të bëhet nga Ministria e Financave, në llogaritë personale të këtyre përfituesve, të hapura në bankat e nivelit të dytë, të përzgjedhura sipas nenit 33, të ligjit nr. 9831, datë 12.11.2007, të ndryshuar. Ngarkohen ministri i Drejtësisë dhe ministri i Financave për zbatimin e këtij vendimi. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.