Ish-ushtarakët, lista e re e përfituesve

Pensionet suplementare dhe të parakohshme, ISSH shpall fituesit e kësaj jave

Ish-ushtarakët, lista e re e përfituesve

Lista e plotë e personave në të gjitha qarqet, që kualifikohen me pension, pas llogaritjes së kryer nga dikasteret e linjës. Procedurat që ndjekin specialistët për rillogaritjen

Instituti i Sigurimeve Shoqërore publikon listën e ish-ushtarakëve të kësaj jave, për të cilët është llogaritur përfitimi. Bëhet fjalë për 116 emrat, që pas mbërritjes së dokumentacionit nga dikasteret e linjës, iu është kryer llogaritja. Konkretisht, në mbështetje të udhëzimit të ISSH-së dhe ligjit nr. 10142, datë 15.05.2009, personave që e drejta për përfitim iu ka lindur nga data 27.06.2009 e në vazhdim, procedura e dorëzimit të dokumenteve edhe e caktimit të përfitimit do të jetë si më poshtë:

a) Inspektori i pensioneve suplementare, me paraqitjen e personave që përfitojnë nga ligji nr. 10142, datë 15.05.2009, në zyrën e sigurimit suplementar, vë në dispozicion të tyre dy kopje të kërkesës-format për pension të parakohshëm apo për pension suplementar pleqërie, sipas rastit, si dhe listës e dokumenteve që ata duhet të paraqesin;

b) Inspektori regjistron kërkesën në regjistrin e posaçëm, duke i vendosur dhe numrin përkatës dhe çel një dosje, në të cilën vendos kërkesën bashkë me dokumentet e sjella nga përfituesi, e plotëson atë me dokumentet e tjera që jepen nga sigurimet shoqërore dhe e vendos në pritje për ta bashkëlidhur edhe me dokumentet që priten të vijnë të plotësuara nga Ministritë apo institucionet përkatëse. Inspektori orienton përfituesin që një kopje të kërkesës ta dërgojë pranë institucionit që e ka nxjerrë në lirim, i cili do të plotësojë dokumentet e parashikuara;

c) Me mbërritjen e dokumentacionit nga institucionet përgjegjëse për personin përfitues, inspektori i bashkon ato në dosjen përkatëse dhe brenda 2 ditëve, llogarit masën e pensionit, sipas përcaktimeve ligjore.

Rillogaritja

Rillogaritja e përfitimit kryhet nga inspektorë e Degës së Pensioneve, bazuar në këto dokumente dhe sipas procedurave të caktuara në rregulloren nr. 1, datë 21.10.2008. Përveç rregullave të përcaktuara më sipër, do të zbatohen edhe rregullat e caktuara në Ligjin nr. 9588, datë 25.07.2006 “Për rillogaritjen e pensioneve”, dhe në vendimin përkatës të Këshillit të Ministrave për zbatimin e këtij Ligji, për efekt të rillogaritjes së pensionit të pleqërisë, sipas ligjit nr. 7703, datë 11.05.1993, të ndryshuar, dhe për rillogaritjen e pensioneve suplementare, bazuar në ligjin nr. 10142, datë 15.05.2009.

 

 

 

Comments are closed.