Itali, arrestohen 44 persona për trafik armësh, mes tyre edhe shqiptarë

Policia italiane ka shkatërruar një grup kriminal, i cili merrej me trafik armësh e droge nga Shqipëria. Mediat italiane njoftojnë se në Taranto, janë arrestuar 44 persona, mes të cilëve edhe shqiptarë pas lëshimit të urdhër-arresteve nga Gjykata e Leçe-s. Në aksion kanë marrë pjesë rreth 150 karabinierë dhe sipas prokurorisë grupi kriminal importonte nga Shqipëria armë dhe drogë të cilat I shpërndante më pas në Puglia, Basilicata dhe Calabria. Policia nuk ka bërë me dije identitetin e të arrestuarve, por mësohet se mes tyre 10 janë femra. Prokurorët bënë të ditur se grupi kriminal kryesohej nga vellëzërit Cosimo dhe Maria Skalpi. Operacioni i koduar “Monkey Business”, “biznesi i majmunëve” mori këtë emër nga pseudonimi i Maria Skalpit, e cila në rrjetin e trafikut njihej si majmunia.

Comments are closed.