Itali, kuotat për punësim sezonal

Autorizimi i hyrjeve për vitin 2012, për punonjësit jokomunitarë sezonalë

Dekreti i flukseve, përfitojnë 35 mijë punonjës sezonalë

Çfarë parashikon dekreti i hyrjeve për këtë vit, teksti i plotë dhe shpjegimet e Ministrisë së Brendshme. Si mund të aplikojnë për punësim ndërmarrjet. Përfitojnë nga dekreti dhe 4 mijë persona që kanë ndjekur kurse formimi në atdhe

Italia hap dyert për 35 mijë punonjës jokomunitarë sezonalë dhe 4 mijë punonjës jokomunitarë që kanë ndjekur kurse formimi në atdhe. Kjo është shkruar në një dekret fluksesh, të nënshkruara nga Kryeministri, më 13 mars, që tashmë po regjistrohet pranë Kontrollit të Lartë të Shtetit. Ndërmarrjet do të mund të paraqesin kërkesat e punësimit vetëm online, edhe me ndihmën e shoqatave të kategorisë, po të kenë nevojë, duke nisur nga ora 8.00 e ditës pasuese të botimit të dekretit. Por nuk do të jetë e nevojshme që kërkesa të paraqitet me ngut, hyrjet e autorizuara janë mëse të mjaftueshme për të kënaqur kërkesat e ndërmarrjeve.

35 mijë punonjës sezonalë

35 mijë punonjësit e huaj do të punësohen në bujqësi dhe në sektorin hotelerisë. Sipas dekretit, do të mund të vijnë punonjës nga Shqipëria, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia, Kroacia, Bosnjë-Hercegovina, Algjeria, Bangladeshi, Egjipti, Filipine, Gambia, Gana, India, Maroku, Moldavia, Nigeria, Pakistani, Senegali, Serbia, Sri Lanka, Ukraina, Tunizia. Në kuotën e 35 mijë hyrjeve bëjnë pjesë edhe ata punonjës që kanë qenë në Itali për dy vjet rresht dhe për të cilët ndërmarrjet do të paraqesin kërkesë për nulla osta shumëvjeçare. Kjo do të bëjë të mundur që punonjësit të vijnë në Itali vitet e ardhshme, me një procedurë shumë më të thjeshtë, “me thirrje të drejtpërdrejtë”, pa qenë të varur nga botimi i dekretit të flukseve. Një risi e rëndësishme ka të bëjë me punonjësit që kanë qenë në Itali, vitin e shkuar. Nëse Sporteli Unik për Imigracionin nuk përgjigjet brenda 20 ditëve nga paraqitja e kërkesës së punësimit, kjo nënkuptohet e pranuar dhe punonjësi mund të shkojë në konsullatë të marrë vizën e hyrjes.

4 mijë me formim profesional në atdhe

Dekreti autorizon edhe hyrjen e “4000 shtetasve të huaj jokomunitarë rezidentë jashtë Italisë që kanë përfunduar programe formimi dhe shkollimi në vendlindje, sipas nenit 23 të dekretit legjislativ nr. 286 të 25 korrikut 1998”. Është fjala për punonjës që kanë marrë formim profesional në atdhe, falë kurseve të miratuara nga Ministritë e Punës dhe e Arsimit dhe të realizuara nga ente lokale, sindikata, organizata të punëdhënësve dhe shoqata të tjera të autorizuara dhe falë marrëveshjeve dypalëshe, mes vendeve të ndryshme dhe Italisë. Teksti Unik i Imigracionit parashikon në këto raste një kanal të privilegjuar dhe Plani i Integrimit u jep rëndësi të veçantë këtyre hyrjeve.

Numri i personave që përfitojnë

35 mijë punonjësit e huaj do të punësohen në bujqësi dhe në sektorin e hotelerisë. Sipas dekretit, do të mund të vijnë punonjës nga Shqipëria, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia, Kroacia, Bosnje-Hercegovina, Algjeria, Bangladeshi, Egjipti, Filipine, Gambia, Gana, India, Maroku, Moldavia, Nigeri, Nigeria, Pakistan, Senegal, Serbia, Sri Lanka, Ukraina, Tunisia. Në kuotën e 35 mijë hyrjeve bëjnë pjesë edhe ata punonjës që kanë qenë në Itali për dy vjet rresht dhe për të cilët ndërmarrjet do të paraqesin kërkesë për nulla osta shumëvjeçare.

Rastet e dëbimit nga Italia. Si mund të hyni sërish?

Dëbimi dhe ndalimi i rihyrjes në Itali. Ja çfarë parashikon ligji

Ndalimi i rihyrjes për të huajin që ka marrë masën e dëbimit disiplinohet nga neni 13 i Tekstit Unik mbi imigracionin (D. lgs. 286 del 1998). Ky ndalim, pas reformës së vitit 2011, me dekretligjin nr. 89 (të konvertuar në ligjin nr. 129 të vitit 2011), është i vlefshëm për një periudhë jo më të ulët se tre vjet dhe jo më të lartë se pesë. Për motive të veçanta të sigurisë publike apo të rendit publik, apo sidoqoftë, nëse i huaji konsiderohet i rrezikshëm për shoqërinë, ndalimi mund të zgjasë edhe më shumë se pesë vjet. Me mbarimin e periudhës së ndalimit, i huaji mund të rihyjë në Itali, por ai duhet të dëshmojë më parë që është larguar vërtet.


Mosrespektim i ndalimit të rihyrjes

Ligji parashikon në raste specifike të përcaktuara, mosrespektim të ndalimit të rihyrjes. Në disa raste, është e mundur për të huajin të hyjë në Itali, edhe përpara skadencës së periudhës së ndalimit. Është mirë të saktësohet që bëhet fjalë vetëm për raste të jashtëzakonshme dhe në ndonjë rast vetëm përkohësisht.

Le t’i shohim më poshtë.

Hyrje me autorizim të Ministrisë së Brendshme

Në radhë të parë, i huaji që ka marrë një masë dëbimi, mund të rihyrë në territorin italian me një autorizim special të ministrisë së Brendshme. Për ta kërkuar këtë autorizim, i huaji duhet t’i paraqesë kërkesë ministrisë përmes Përfaqësisë diplomatike italiane në atdhe. Kërkesa, që duhet të ketë arsye, paraqitet personalisht nga i huaji dhe nuk mund të paraqitet nga një person tjetër me prokurë. Procedura zgjat 120 ditë. Në përfundim të saj, përfaqësia diplomatike do të informojë të huajin mbi përgjigjen që ka marrë kërkesa e tij dhe në rast se është pozitive do t’i lëshojë të huajit vizën e hyrjes.

Hyrje për motive drejtësie

Neni 17 i Tekstit Unik parashikon që i huaji palë e dëmtuar apo e kundërvënë në një procedim penal mund të autorizohet të rihyrë në Itali vetëm për kohën e nevojshme për ushtrimin e të drejtës së mbrojtjes, me qëllimin vetëm që të marrë pjesë në proces ose të përmbushë aktet, për të cilat është e nevojshme prania e tij. Në këtë rast, autorizimi lëshohet nga Kuestori me ndërmjetësinë e Përfaqësisë diplomatike apo konsullore mbi kërkesën e dokumentuar të palës së dëmtuar apo të të pandehurit apo të mbrojtësit. Në fund të akteve të procesit, për të cilat prania e të huajit është e nevojshme, ky i fundit duhet të largohet menjëherë nga territori italian.


Hyrje për bashkim familjar

Ndalimi i rihyrjes nuk vlen në hipotezat e bashkimit familjar të parashikuara nga neni 29 i Tekstit Unik, nëse dëbimi është dhënë vetëm për anashkalim të kontrolleve në kufi apo për revokim apo anulim të lejes së qëndrimit apo për mungesë të paraqitjes së kërkesës së përtëritjes brenda afateve të përcaktuara me ligj. Në këto raste, nëse bashkimi, kur përmbushen të gjitha kriteret, autorizohet me lëshimin e nulla osta-s nga prefektura, i huaji i dëbuar mund të bashkohet me familjen e vet. Nëse i huaji për të cilin kërkohet bashkimi familjar rezulton i regjistruar në Sistemin Informativ Schengen (SIS), Kuestura së cilës i kërkohet mendimi për lëshimin e nulla osta-s, në rast se nuk ndesh motive penguese (rrezik për sigurinë dhe rendin publik), jep mendim në favor të përkohshëm. Mendimi i favorshëm i komunikohet Sportelit Unik dhe ky i fundit informon kërkuesin që të lajmërojë të huajin, të cilin dëshiron të sjellë në Itali të shkojë në Përfaqësinë Diplomatike për të legalizuar dokumentin që vërteton lidhjen familjare. Komunikimi mes Përfaqësisë diplomatike dhe Kuesturës do të lejojë fshirjen e sinjalizimit SIS dhe më pas lëshimin e nulla osta-s dhe të vizës së hyrjes.

Hyrja me autorizim të gjykatës për të miturit

Neni 31 i Tekstit Unik parashikon që Gjykata për të miturit, për motive të rënda që lidhen me zhvillimin psikofizik dhe duke mbajtur parasysh moshën dhe gjendjen shëndetësore të të miturit që gjendet në territorin italian, mund të autorizojë hyrjen ose qëndrimin e familjarit, për një periudhë kohe të përcaktuar. Ky autorizim mund edhe të revokohet kur bien motivet e rënda që justifikojnë lëshimin ose për veprimtari të familjarit të papajtueshme me nevojat e të miturit apo me qëndrimin në Itali. Është mirë të nënvizohet se me përjashtim të rasteve të mësipërme, rihyrja e parregullt e të huajit të goditur nga masa e dëbimit, përbën vepër penale. I huaji që, edhe pse i dëbuar nga Italia, hyn sërish ilegalisht, përpara përfundimit të afatit të ndalimit të rihyrjes, mund të ndëshkohet me sanksione penale dhe administrative.

 

Comments are closed.