Itali, trukimet e ndeshjeve në Seria A, nën hetim edhe një shqiptar

Policia italiane e cila po heton 9 futbollistë për trukimin e ndeshjeve në sezonin e kaluar të Serisë A, ka përfshirë në këtë hetim edhe shqiptarin, Armand Caca. Shqiptari hetohet si bashkëpunëtor i futbollistëve të Barit së bashku edhe me disa persona të tjerë. Ndërkohë ditën e sotme, policia italiane ka vënë në pranga mbrojtësin e Atalantës, Andera Masiello, i cili dyshohet për trukime kur luante me Barin. Edhe dy miqtë e tij, Giovanni Carella dhe Fabio Giacobbe, janë nën hetim për arsye të bashkëpunimit në disa ndeshje të Barit në kampionatin e sërisë A. Mes ndeshjeve të trukuara është edhe derby Bari-Leçe (i cili përfundoi me rezultatin 0-2) që lejoi skuadrën verdhëekuq për të siguruar shpëtimin pikërisht në shtëpinë e bardhëebluve. Mediat italiane informojnë se janë nën hetim ish lojtarët e skuadrës së Barit, Daniele Portanova (mbrojtësi i Bologna), Alessandro Parisi (mbrojtës i Torino), Simone Bentivoglio, Marco Rossi, Abdelkader Ghezzal, Marco Esposito, Antonio Bellavista dhe Nicola Belmonte. Shqiptari Caca së bashku me Arianna Pinto, Giovanni Carella, Fabio Giacobbe, “ciganin” Victor Kondic dhe Leonardo Piçi, ishin vendosësit e basteve dhe bashkëpunëtorë të futbollistëve, ndërsa bëhet fjalë për ndeshjet e sezonit të shkuar të serisë A. Skuadra e Atalantës njofton se pas lajmit Masiello është pushuar nga skuadra.

Comments are closed.