Izraeli sulmohet me raketa nga territori egjiptian

 

Të paktën dy raketa goditën qytetin e Eilatit, në Izraelin e jugut, pasi u lëshuan nga territori egjiptian i Sinait.  Policia informoi se raketat ranë në një zonë të hapur, pa shkaktuar dëme materiale apo në njerëz. Sirenat paralajmëruese ranë në qytet pak përpara se raketat të godisnin. Si masë paraprake, aeroporti u mbyll dhe masat e sigurisë u përforcuan. Eilati, një destinacion popullor turistik pranë Detit të Kuq, është sulmuar më parë me raketa të lëshuara nga militantët, prej territorit të Egjiptit ose Jordanisë. Ushtria egjiptiane lajmëroi e ka nisur të hetojë incidentin, ndërsa grupi muxhahedin “Shura” mori përgjegjësinë e këtij sulmi ndaj “Eilatit të pushtuar”.