Jahjaga dënon sulmin në ambasadën maqedonase: Autorët përpara drejtësisë

Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, ka dënuar sulmin ndaj Ambasadës së Maqedonisë në Prishtinë. “Hedhja e mjetit shpërthyes në ambasadën e Republikës së Maqedonisë, në Prishtinë është një akt i papranueshëm për institucionet dhe qytetarët e vendit tonë. Ky akt, i dënueshëm nga të gjithë, është në kundërshtim me marrëdhëniet e mira ndërfqinjësore dhe ndërshtetërore mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Maqedonisë, marrëdhënie këto që kanë njohur zhvillime dhe zgjerim të vazhdueshëm”, thuhet në deklaratën e presidentes Jahjaga.

Comments are closed.