Jahjaga telegram familjes Jashari: Vepra e dëshmorëve, udhërrëfim i përjetshëm

Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, e cila ndodhet për vizitë në SHBA, i është drejtuar me një telegram familjes Jashari, me rastin e përvjetorit të betejës së lavdishme të 5, 6 e 7 marsit të vitit 1998. Në këtë telegram, presidentja Jahjaga shkruan se përkushtimi i heronjve mbesin udhërrëfim dhe janë bazament i shtetësisë dhe pavarësisë së Kosovës. “Në pamundësi për të marrë pjesë në Manifestimin e Epopesë së UÇK-së për shkak të vizitës jashtë shtetit, ju shpreh nderimet dhe respektin për veprën e lavdishme të Komandantit Legjendar të UÇK-së, Heroit të Popullit, Adem Jashari, sakrificës sublime të familjes Jashari dhe të të gjithë dëshmorëve të UÇK-së që simbolizohet në këtë ditë të madhe”, thuhet në mesazhin e presidentes Jahjaga. Ndër të tjera në këtë telegram drejtuar familjes Jashari, presidentja e Kosovës thekson se përkushtimi i heronjve dhe atdhedashuria, mbesin udhërrëfim, janë bazament i shtetësisë dhe pavarësisë së Republikës së Kosovës. Ndër të tjera në këtë telegram, presidentja Jahjaga shton se vepra e dëshmorëve është udhërrëfim i përjetshëm i gjithëve.

Comments are closed.