“Jemi dhe ne”, premiera e re e cirkut të Tiranës

 

Cirku Kombëtar ka nisur këtë të diel premierën e re. Shfaqja e cila përbëhët tërësisht nga numra të rinj vjen me një koncept të ri. Për ta bërë atë sa më argëtuese dhe dinamike, ndarjet e numrave nga njëri-tjetri bëhen nëpërmjet kllounadës, e cila sipas udhëheqëses artistike i argëton me tepër fëmijët. “Është menduar që ndërrimi i objekteve të jetë nëpërmjet kllounadës që dhe fëmijët të argëtohen, këta dy personazhet luajnë dhe me publikun, luajnë dhe me fëmijët dhe kështu që mendojmë që ritmi i shfaqjes ecën. Këta artistë nisin të hyjnë në skenë me mendimin që gjithkush mund të bëhet artist cirku, dhe gjatë gjithë shfaqjes mendoj se me kllounadë mund të jesh një artist i cirkut. Po faktikisht, duhet shumë punë, shumë mund që të bëhesh artist cirku të profileve të ndryshme”, thotë Alketa Haxhiu- udhëheqëse artistike e shfaqjes. Në titullin “Jemi dhe ne” premira e re synon të nxisë sa më shëmë spektator për të parë shfaqjet. “Jo më kot kemi zgjedhur dhe titullin jemi dhe ne sepse përgjithësisht publiku nuk ka informacion që cirku funksionon, dhe ne funksionojmë, japim shfaqje çdo të shtunë dhe të dielë në orën 10.00 pa pagesë, hyrja është e lirë. Mirëpo nuk e kanë këtë informacion ndaj dhe titulli ishte menduar që ktheheni vëmendjen tek ne se jemi edhe ne”, thotë Haxhiu. Në shfaqjen e cila zgjat një orë interpretojnë artistët e cirkut, por edhe të rinj të talentuar që vijnë nga studiot e Cirkut Kombëtar.