Jenifer Lopez “humbet” vithjet e bukura?!

Paparacët janë treguar të pashpirtë me Jenifer Lopez. Jo vetëm që e kanë paparacuar me tuta sporti, por kanë vënë në pikëpyetje armën e saj më të fortë joshëse, atë për të cilën ajo është bërë e famshme në të gjithë botën…fundshpinën ose vithjet. Në fakt me tutat Lopez duket jo vetëm me vithje të mëdha dhe aspak seksi, por madje duket sikur këto tutat “sheshojnë” pak format e saj. Sipas revistës që ka botuar fotot duhet që dikush nga grupi i bashkëpunëtorëve të dives t’i pëshpërisë në vesh se tuta të tilla duhet të zhduken nga garderoba e saj. Por varet sa do të dëgjojë Jenifer, e cila përgjithësisht bën çfarë i thotë koka.

Comments are closed.