Jennifer Aniston i thotë lamtumirë të zezës

Nëse ja vlen, ndaje me miqtë...
Share on Facebook
Facebook
0Pin on Pinterest
Pinterest
0Tweet about this on Twitter
Twitter
Share on LinkedIn
Linkedin

Ka qenë mike e ngushtë prej një kohe shumë të gjatë me ngjyrën e zezë, ndërkohë që ka vendosur të ndryshojë prezantimin e saj në festa të rëndësishme. Aktorja Jennifer Aniston i ka thënë lamtumirë veshjeve me ngjyrë të zezë dhe ka vendosur të ndryshojë luk. Ajo është paraqitur me një fustan të bardhë të gjatë në Gala AFI. Ndryshimi është radikal për divën që shpenzon miliona dollarë në javë për të mbajtur trupin në formë. Pothuajse në të gjitha ditët e javës ajo është merret me gjimnastikë, yoga ose Spa. Dhe rezultati në fakt duket, 43-vjeçarja shfaq një trup perfekt, por linjat e saj nuk  reflektoheshin vetëm tek fustanet e zinj të ngushtë pas trupit, por edhe tek ky fustan i bardhë i ngushtë pas trupit gjithashtu, ndërkohë që për divat e tjera kjo ngjyrë nuk preferohet shumë pasi i tregon disi të shëndetshme. Fal lumturisë sentimantale që i dhuron qëndrimi pranë Justin Theroux, diva ka krijuar siguri në vetvete dhe ka braktisur obsesisonet e saj estetike. Ndër të tjera ngjyra e bardhë dhe fustani i gjatë i kujton shumë martesën: Jen ka spostuar dasmën me Justin, e cila ishte parashikuar të zhvillohej këtë verë, për shkak të thashethemeve se edhe ish bashkëshorti i saj, Brad Pitt do të zhvillojë martesën e tij këtë verë me Angelina Jolie. Tashti që ka gjetur qetësinë, Jennifer nuk ka asnjë synim të shkatërrojë festën e rivalit. Do të martohet më vonë, por ndërkohë fustanin e bardhë e ka veshur.

Nëse ja vlen, ndaje me miqtë...
Share on Facebook
Facebook
0Pin on Pinterest
Pinterest
0Tweet about this on Twitter
Twitter
Share on LinkedIn
Linkedin