Jennifer Lopez, boksiere për revistën “V”

Ajo është e njohur për qëndrimin e saj të vendosur, i cili e ka ndihmuar atë të bëhet një ndër femrat  më të suksesshme të botës së shoëbiz. Dhe sigurisht që Jennifer Lopez, duket si një zonjë e vërtetë edhe pse veshjet në fakt janë disi të çuditshme. Jennifer Lopez ka dalë nga vetja duke lënë muzikën e duke pozuar si një boksiere e vërtetë në një set fotografik për versionin sportiv të revistës ‘V’. Në një nga fotot këngëtarja pozon krejtësisht nudo dhe përdor dorezat e boksit për të mbuluar pjesët intime të saj. Në fotot e tjera 42-vjeçarja latine tregon trupin e mrekullueshëm me veshjet tradicionale të një boksieri në palestër. Ky set fotografik është realizuar nga fotografi me famë botërore Mario Testino.

 

Comments are closed.