Jennifer Lopez, joshëse për videoklipin e ri

Gjithnjë i ka kushtuar rëndësi veshjes së saj, dhe është cilësuar si femra me vithet më të bukura. Jennifer Lopez edhe në klipin e fundit muzikor, është përqendruar tek kjo pjesë e trupit, duke e nxjerrë më në pah këtë bukuri me pantallonat e ngushta e të ndriçme. 42-vjeçare, nënë e dy fëmijëve këndon këngën e saj më të re e veshur me pantallona të ngushta pas trupit dhe me një bluzë me vija të bardha e të zeza, veshje kjo që i dhuron asaj një pamje joshëse dhe të mrekullueshme për këngën e re “Follow The Leader”.

Këtë veshje të ndriçme, këngëtarja e ka kombinuar me çizme të shkurtra të zeza. Xhirimet për këtë videoklip, po zhvillohen në Acapulco, Meksikë. Por nuk kishte se si të ndodhte ndryshe, në këtë videoklip, këngëtarja ia ka besuar muzikën të dashurit të saj, Casper Smart, nga i cili herë pas here merr edhe këshilla të vlefshme. Kur çifti nuk është në punë, përfiton për të shpenzuar pjesën e ditës së bashku.