Jennifer Lopez me tatuazhe të rinj në videon “Follow The Leader”

Nëse ja vlen, ndaje me miqtë...
Share on Facebook
Facebook
0Pin on Pinterest
Pinterest
0Tweet about this on Twitter
Twitter
Share on LinkedIn
Linkedin

Mesa duket këngëtarja Jennifer Lopez nuk ka asnjë qëllim të heqë dorë nga surprizat për fansat e saj. Në videon më të re muzikore ajo shfaqet me dy tatuazhe të rinj në trupin e saj. Kjo është videoja për këngën e saj të re “Follow The Leader”, bashkëpunim me porto-rikanin dhe Wisin & Yandel. Në videon e cila është publikuar në Tëitter, shfaqet J-Lo gjysmë e zhveshur në një apartament në Acapulco Mexico, ku ajo merr një mesazh ‘Ëanna play?’ nga Wisin. Ndërkohë që në këtë video këngëtarja shfaq dy  tatuazhe të rinj në trupin e saj, njërin në qafë dhe tjetrin në shpinë, i cili duket si një dragua. Ndërsa tatuazhi i cili ndodhet në pjesën e përparme afër qafës mban mbishkrimin ‘Lideres’, që në spanjisht do të thotë udhëheqës. Nëse do të flasim për tatuazhet edhe i dashuri aktual i Jennifer Lopez ka shtuar një tatuazh të ri në trupin e tij. Casper Smart ka shkruar emrin e këngëtares në një zonë jo te dukshme të trupit te tij.

Nëse ja vlen, ndaje me miqtë...
Share on Facebook
Facebook
0Pin on Pinterest
Pinterest
0Tweet about this on Twitter
Twitter
Share on LinkedIn
Linkedin