Jep dorëheqjen kryetari i PS-së së rrethit Korçë

Jep dorëheqjen kryetari i Partisë Socialiste të rrethit Korçë. Muharrem Meko nuk do ta mbajë më këtë post. Këtë vendim, ai ia ka paraqitur dhe kryetarit Rama. “Ndjej përgjegjësi për rezultatet e dobëta që ka arritur Partia Socialiste në zgjedhjet vendore”. Kështu ka deklaruar Meko, i pyetur rreth shkaqeve të kësaj dorëheqjeje. Në 14 komuna të këtij rrethi socialistët fituan vetëm 1. Ky ishte mandati i dytë i Mekos në krye të PS-së së rrethit Korçë.

Comments are closed.