Jessica Alba, magjepsëse me fustanin pink

Ka përzgjedhur të vishet me fustan të shkurtër e të ngushtë pas trupit. Këtë veshje speciale, aktorja Jessica Alba e ka përzgjedhur për pjesëmarrjen e saj në festivalin Furstenberg Awards në New York. 30-vjeçarja, e buzëqeshur para aparateve fotografikë, ka qenë në qendër të vëmendjes për bukurinë e saj rrezatuese, pamje të cilën ia ka dhuruar edhe fustani ngjyrë rozë e lehtë që ajo mbante veshur. Këtë fustan, Alba e kishte kombinuar me një palë taka të zeza të stilistit Christian Louboutin. Aktorja hollivudiane, i kishte flokët e lëshuara dhe kishte bërë një make-up tepër të lehtë.

Comments are closed.