Jessica Alba, nënë e rreptë për vajzat e saj

Jessica Alba tregon se është një nënë tepër e kujdesshme për vogëlushet e saj. Më mirë se kushdo tjetër këtë anë positive të aktores e tregojnë fotot e realizuara një ditë më parë në një park, ku Alba shfaqet përkrah dy vajzave të saj. Gjithashtu mediat e huaja tregojnë se Alba është një “nënë e rreptë”, me vajzën e saj 6-vjeçare Honor Marie, dhe vogëlushen 7 muajshe Haven. Aktorja 30-vjeçare ka rrëfyer jetën e saj personale në një revistë dhe ka treguar se është e rreptë me vajzat e saj kur bëhet fjalë për disiplinimin. “Jam shumë e rreptë. Aktorja 30-vjeçare ndjehet jo vetëm një nënë e lumtur por edhe një bashkëshorte e lumtur, dhe mendon se nuk ka bërë përzgjedhje të gabuar kur bëhet fjalë për martesën me bashkëshortin e saj, me të cilin është njohur në xhirimet e filmit “Fantastic Four”, në 2004. “Cash është një super baba. Kur unë jam me Haven, ai përgatit drekën e Honor dhe e shëtit atë në park. Madje ndonjëherë ai shikon edhe sport me të”, shprehet aktorja.

Comments are closed.