Jessica Biel, më në fund tregon unazën e fejesës

Është përpjekur për të fshehur unazën e fejesës për muaj me radhë. E dashura e Justin Timberlake, Jessica Biel më në fund ka shfaqur në publik unazën e fejesës, e cila ishte me gur diamanti. Aktorja 30-vjeçare mbante veshur një fustan të gjatë ngjyrë jeshile të lehtë, dhe në dorë mbante unazën e dhuruar nga i dashuri i saj në restorantin Tavern në Brentwood, në Kaliforni. Në fakt këto pamje janë interesante për fansat e çiftit, nisur edhe nga fakti që pas fejesës me Justin Timberlake, Jesiça në asnjë çast nuk ka mbajtur në dorë unazën.

 

 

 

 

 

Më herët, ajo është fotografuar gjatë xhirimive për filmit e saj mëtë ri në Los Angelos me një unazë floriri të gishtin për unazën martese. Megjithatë më pas u kuptua që ato ishin thjesht aksesorë të veshjes së saj skenike për rolin. Ndërkohë që ditën e sotme, janë shfaqur imazhe të unazës së fejesës, që mendohet se edhe Justin ka luajtur pjesën e tij për përzgjedhjen e kësaj bixhuje. Edhe pse çifti ende nuk e ka konfirmuar fejesën e tyre, gjyshja e Timberlake, Sadie Bomar ka treguar në janar se Justin është i fejuar.

Comments are closed.