Dje Kryeministri Edi Rama pati një takim me studentë të ekselëncës në Shkodër, mes të cilëve ishte edhe një punonjëse e kabinetit të Edi Ramës. Ajo morri fjalën për të dhënë mesazhin që pozicioni i saj i punës nuk kishte ardhur si rezultat i njohjes por sepse ajo kërkoi mundësinë dhe ishte aty ku donte. Dialogu që zhvillon Rama me punonjësen e kabinetit të kujton Joleza Kokën, ish-drejtuesen e FRESSH, e cila muaj më parë bëri një lëmsh me një histori që tregonte gjatë një aktiviteti, që u kthye në virale në rrjetet sociale. Por pas dialogut që Rama pati me punonjësen e kabinetit të tij, duket se fjalimi i Jolezës do të harrohet.

Dialogu

Vajza: Sot punoj në kabinetin e kryeminisrit

Rama: Punon në kabinetin e kryeministrit? Se kam parë

Vajza: E shef kam 1 muaj që kam filluar, as më ka parë, as më ka përzgjedhur

Rama: E pashë që po më shikonte. Unë tani u kujtova të kam parë te Ali Demi…

Vajza: Kjo do të thotë që nuk më gjeti dhe më kërkoi, e kërkova mundësinë dhe jam aty ku duhej të isha

Rama: Hajde ta besojë kazani këtë…

Vajza: Ec ta besojnë, do mendojnë për bisedë paraprake…