Jonathan Moore: Mora garanci për zgjedhjet dhe pranimin e rezultatit

 

Për të dërguarin e Departamentit Amerikan të Shtetit, Jonathan Moore, tensionet politike nuk do te ndikojnë ne shtyrjen e zgjedhjeve te 23 qershorit. Ka marre garanci për këtë nga Rama dhe Berisha. “Me kane thene gjithashtu se me nje KQZ me më pak anëtare nuk do te ishte e mundshme te zhvillohen zgjedhjet. Kështu qe kjo eshte nje ceshtje qe iu perket anëtareve individuale te KQZ qe ta shohin menyren sesi do te vazhdojne. Serish sic kam degjuar nga drejtuesit e partive politike, lideret e mazhorances dhe te opozites ata duan qe zgjedhjet te zhvillohen ne 23 qershor dhe kjo do te thote qe duhen bere perpjekje qe anëtarësia e plote e KQZ te jete”, u shpreh Moore. Shqetësimet e amerikaneve qëndrojnë per te dy palet. Ne njeren ane votimi i 15 prillit, kur u zevendesua Ilirian Muho, ne anen tjeter protesta e organizuar përballë shtëpisë se deputetit Kastriot Islami.

“Megjithese i njohim disa shqetesime per ndryshimin dhe balancimin e KQZ, besojme qe ka nje argument te forte ligjor qe ve ne pikepyetje menyren se si ka votuar parlamenti, megjithate duam qe KQZ te funksionoje, nese kjo nuk ndodh atëherë zgjedhjet nuk mund te zhvillohen ne 23 qershor dhe ne do te shikojmë sesi do te zhvillohet procesi, jemi shume te shqetësuar nga ajo qe kemi pare si nje tension politik ne nivele te larta ndersa futemi drejt këtyre zgjedhjeve, serish me pyetje dhe me akuza per çeshtjen e ligjshmerise. Dua te them se nje nga njerezit qe u takova dje ishte Kastriot Islami. Parimet demokratike kërkojnë qe jo vetëm njerëzit te mund te zhvillojnë zgjedhje  por edhe bejne zgjedhje sipas ndergjegjes se tyre. jemi shume te shqetesuar qe ka pasur presion direkt ne shtepine e nje anëtari te parlamentit, duke bere presion jo vetëm ndaj tij por edhe ndaj familjes se tij”, vlerësoi diplomati amerikan. Moore ka marre garancine se rezultati i zgjedhjeve do te pranohet nga humbësi. Pritshmerite e ambasades amerikane janë se deri diten e zgjedhjeve, ballafaqimi i paleve te jete paqesor. “Ka vende ne NATO, ndonjehere edhe ne ShBA, ku jane ngritur pikepyetje mbi zgjedhjet. Sigurisht kemi te gjitha arsyet te mendojmë se zgjedhjet do te vazhdojnë këtu dhe iu bejme thirrje te gjitha paleve, individeve dhe partive politike ti përgjigjen paqësisht dhe pozitivisht ndersa procesi ecën para. Partite politike jo vetem me thane qe do te pranojne ne menyre paqesore rezultatet e zgjedhjeve por edhe se asnje nuk e di se cili do te jete rezultati i këtyre zgjedhjeve”, u shpreh ai.  Katwr muaj e gjysem me pare Jonathan Moore ishte ketu dhe qe atehere politikanet shqiptare kane ndryshuar shume. Keto ndryshime te befta e bejne te mendoje se tensioni do te mbetet vetem ne nivelin politik. “Flitet shume per tensionin politik ne shqiperi, isha ketu 4 muaj e gjysem me pare, fola me te njëjtët njerëz dhe dëgjova gjera te ndryshme, sepse koalicioni atehere nuk eshte koalicioni tani. Disa njerez flisnin sesi nuk mund te punonin bashke dhe tani punojne bashke ne nje koalicion parazgjedhor. Disa njerez flisnin per eksperiencen e tyre te keqe dhe mungesen e besimit dhe tani ata shohin mundesine per te punuar bashke. Prandaj njerezit ne Shqiperi qe kane kaluar kaq ulje ngritje, emocione lart e poshtë, jam i sigurte qe kane mendime e tyre te sinqerta per partite politike dhe per lideret politike.Ne kete kontekst ne urojme qe ata te shkojne ne zgjedhje dhe ndonjëherë diskutimet për tensione politike bëhen për te rritur tensionin politik”, nënvizoi diplomati amerikan. Drejtori i Drejtorisë së Departamentit të Shtetit për Europën Qendrore dhe Juglindore Johnatan Moore pas takimeve ne Tirane, ka vizituar Elbasanin ku dhe ka realizuar një takim me kryetarin e bashkisë z Qazim Sejdini.

Moore ka theksuar se cështja kryesore për popullin shqiptar është kthimi i besimit me pjesëmarrjen në këto zgjedhje. Ai deklaroi se të gjitha partitë politike kanë shprehur besimin se zgjedhjet do të zhvillohen në datën e caktuar dhe do të respektojnë rezultatin e zgjedhjeve.