Juventus, Agnelli: Duhet të luftojmë kundër të gjithëve

Presidenti i Juventusit, Andrea Agnelli ka deklaruar se skuadra duhet të jetë në gjendje të luftojë kundër gjithçkaje e kundër të gjithëve. Agnelli ngre tonin e zërit pas polemikave të ndeshjes së fundit, në të cilën skuadra e tij është penalizuar nga arbitri. Kështu që Juventus ka vendosur të mos zhvillojë konferenca shtypi. Në lidhje me prezencën e një klime të rëndë përreth Juve, Agnelli ka nënvizuar: Shpresojmë që rikthimi i suksesit për Juven, do të jetë një zhvillim që kërkon një sforco të rëndësishme, dhe ne këtë gjë po bëjmë. Por ajo që kemi vënë re është fakti se duhet të jemi në gjendje të luftojmë kundër gjithçkaje e kundër të gjithëve, për të arritur rezultate të larta. “Është një Juve që bën punën e saj, dhe që është e angazhuar për të fituar”, ka shtuar Agnelli duke iu referuar vizitës informate të presidentit të UEFA-s, Michele Platini në stadiumin e Juventus. “Me Milanin ka një rivalitet sportiv, dhe besoj se është e bukur dhe e duhur kjo gjendje. Mes Juventus dhe Milan ka pasur gjithnjë një konvergjencë politike”, ka shtuar Agnelli.

Comments are closed.