Kakavijë, arrestohen dy persona të shpallur në kërkim

 

Policia kufitare ka shtuar masat krahas përballimit të fluksit të emigrantëve, edhe për kapjen e personave të shpallur në kërkim. Sipas burimeve zyrtare në 24 orët e fundit janë arrsetuar dy persona të shpallur në kërkim ndërkombëtar për vepra të ndryshme penale. Bëhet e ditur se Hristo Karani, i datëlindjes 1979, nga Delvina është arrestuar teksa kthehej në Shqipëri pasi ishtë në kërkim për veprën e shkatërrimit të pronës. Gjithashtu është vënë në pranga dhe Albert Kodhelaj, 19 vjeç nga Ballshi, i dënuar me 4 muaj burgim për vjedhje.