Kaliforni, zjarr në një shkolle fetare, 7 të vdekur, 3 të plagosur

Shtatë persona mbetën të vrarë dhe disa të tjerë u plagosën gjatë të shtënave në një kolegj në Kaliforni. Një burrë hapi zjarr brenda një klase në kolegjin “Oikos”, një shkollë e orientimit të krishterë për të rritur. Si pasojë e të shtënave kanë humbur jetën shtatë personat dhe tre të tjerë janë plagosur. I dyshuari është ndaluar nga policia kaliforniane në Almeda, vetëm pak kilometra nga vendi i ngjarjes. Bëhet fjalë për një person me origjinë aziatike, rreth të 40-tave. Zëdhënësi i policisë së Oakland, Johnna Watson, konfirmoi se identikiti i njeriut të ndaluar korrespondonte me atë të një koreani trupngjeshur.”Mund të konfirmoj se kemi ndaluar një person, i dyshuar si përgjegjës për ngjarjen”, tha Watson. Ai tregoi më pas edhe detaje nga dëshmia e një gruaje të plagosur: “Përgjegjësi për sulmin merrte pjesë sëbashku me të plagosurën në leksion. U ngrit dhe qëlloi me gjaftohtësi në kraharor një personi, përpara se të qëllonte si i çmendur nëpër dhomë”. Universiteti i Oikos është një institucion privat fetar që ofron kurse në teologji, muzikë dhe infermieri. Departamenti i Zjarrit të Oakland tha se njoftimi i parë për të shtënat mbërriti në 10:50 me orën lokale.

Comments are closed.