Categories
Aktualitet Shëndet Shkencë

Kalimi te njeriu/ Shkencëtarët italianë zbulojnë kur ndodhi mutacioni i koronavirusit

Italia është vendi më i goditur në Europë nga koronavirusi. Numri i rasteve i ka kaluar 1700. Deri tani janë 41 të vdekur.

Megjithatë shkencëtarët italianë kanë arritur të bëjnë një zbulim. Sipas Repubblica, ata kanë rindërtuar pemën gjenealogjike të virusit. Ekipi i mjekëve nga Roma thotë se nga kjo mund të kuptojnë se kur ka pësuar mutacion virusi, duke kaluar përfundimisht te njerëzit.

Studimi i sekuencave gjenetike të virusit u ka mundësuar italianëve të kuptojnë se virusi ka pësuar mutacionin deciziv nga data 20 deri 25 nëntor të vitit të shkuar.

Si të gjithë virusët e tjerë, edhe ky është një virus që pëson vazhdimisht mutacione për të qenë në ekulibër me sistemin imunitar të pritësit. Mutacioni i proteinës sipërfaqësore, të quajtur ‘spike’ nga anglishtja, i ka mundësuar virusit që të bëjë kapërcimin e specieve. ‘Spike’ ose maja bën që virusi të sulmojë qelizat.