Kaloritë që i marrim përmes ushqimit

Kur jemi në supermarket, apo në çdo vend që shitet ushqim, gjëja e parë që bëjmë, kur marrim në dorë një produkt të caktuar është të shohim se sa kalori përmban. Jemi apo nuk jemi në dietë kjo nuk ka shumë rëndësi, sepse thuajse gjithmonë njerëzit janë të prirur që të blejnë ushqimet që kanë më pak kalori duke menduar se kanë bërë zgjedhjen e duhur. Por sipas disa ekspertëve mund të ndodhë që pikërisht numërimi, apo marrja në konsideratë e kalorive mund të na shëndoshë më shumë. Kjo sepse mënyra aktuale e numërimit të kalorive ka shumë të meta në vetvete dhe si pasojë numri i kalorive që gjendet në etiketat e produkteve ushqimore dhe në librat e dietave është gabim në masën 25%.Potë hani ushqime me 20 kalori më shumë në ditë do të thotë që brenda një viti do të shtoni pa frikë 2 kilogramë. Tani bëni një llogaritje që këto 20 kalori më shumë i merrni nga çdolloj ushqimi. Në këtë rast kemi një efekt të shumëfishuar dhe një shtim në peshë në dukje të pa shkak dhe të pajustifikuar. Nëse kjo teori është e drejtë, ajo mund të shpjegojë se përse ata që përpiqen me të gjitha forcat që të bien në peshë duke llogaritur kaloritë e ushqimeve që konsumojnë, vazhdojnë që të shëndoshen dhe të çuditen nga një gjë e tillë. Mos vallë dietologët i kanë bërë më kot llogaritë e kalorive. Le të shohim se çfarë thotë studimi në fjalë. Kaloria është energjia që marrim përmes ushqimit. Nëse marrim shumë kalori, pasoja është shëndoshja. Deri këtu të gjithë janë të një mendjeje. Po sa kalori kanë produkte të ndryshme ushqimore? Mënyra aktuale e numërimit të kalorive të ushqimit bazohet në tabelat e krijuara 100 vjet më parë nga një kimist bujqësor që quhej Wilbur Olin Atwater. Ai përdori një pajisje që quhej kalorimetër dhe funksionimi i saj konsistonte në djegien e porcioneve të caktuara ushqimore dhe më pas në matjen e sasisë së energjisë që përftohej. Më pas ai llogariste sasinë e energjisë që përdorte trupi, përmes llogaritjes së energjisë së ushqimit të patretur në jashtëqitje apo mbetjet e tjera.

Kështu ai arriti në përfundimin se çdo gram karbohidrati prodhonte 4 kalori, një gram yndyrë prodhonte 9 kalori dhe 1 gram proteinë prodhonte 4 kalori. Këto shifra janë konsideruar si “të shenjta” deri më sot. Megjithatë, sipas studimit të fundit të sapobotuar në revistën “New Sientists”, disa ekspertë të të ushqyerit e kanë vënë në dyshim këtë mënyrë përllogaritjeje të kalorive që përmbajnë produkte të ndryshme ushqimore.

Disa prej tyre janë partizanë të një mënyre të re të llogaritjes së kalorive. Në bazë të kësaj përllogaritjeje të re yndyra ka 8.7 kalori për gram (jo 9) dhe karbohidratet kanë 3.8 (jo 4) dhe së fundi proteinat kanë 3.2 (jo 4). Kjo diferencë tregon se për vite të tëra ne kemi nënvleftësuar numrin e kalorive të disa ushqimeve në masën 25%.

Një nga kritikat kryesore ndaj mënyrës aktuale të përllogaritjes së kalorive të ushqimeve që përzgjedhim është që trupat tanë e shpërbëjnë ushqimin në mënyrë mekanike dhe djegia e kalorive në organizmin njerëzor nuk mund të matet me të njëjtën mënyrë me të cilën kimistiAtwatermati kaloritë 100 vjet të shkuara. Sipas mënyrës së re të matjes së kalorive të produkteve të caktuara ushqimore, kjo është një nga arsyet që tregon se metoda e deritanishme nuk është plotësisht e saktë dhe mund të konsiderohet më shumë si një vlerë e përafërt. Ndërkohë, sasia e energjisë e domosdoshme për të zhbërë, apo copëtuar ushqimin kimikisht është e ndryshme. Kjo sepse përbërja e ushqimeve është e ndryshme dhe përbërja ndikon në sasinë e energjisë së harxhuar për tretjen e tyre. Ushqimet me përbërje të butë nuk kërkojnë ndonjë përpjekje të madhe për t’u shpërbërë e për t’u tretur, ndaj organizmi në këtë rast përdor shumë më pak kalori se në rastin e ushqimeve me përbërje të fortë që kërkojnë më shumë përpjekje dhe si pasojë harxhojnë më shumë.

Dy vjet të shkuara, një studim i Universitetit të Tokios testoi 450 gra të reja dhe vlerësoi dietën e tyre në varësi të vështirësisë së ndryshme që i duhej organizmit për të tretur ushqimin. Sipas këtij rezultati gratë që hanin sasi më të madhe “ushqimesh të forta” kishin dukshëm një bel më të hollë se ato që hanin ushqime të buta, pra që treten pa shumë sforco nga organizmi. Përbërja e ushqimeve mund të jetë një nga faktorët më të rëndësishëm të parandalimit të obezitetit.

Në një tjetër studim japonez, shkencëtarët ushqyen një grup minjsh me ushqim me përbërje të fortë dhe një grup me ushqim me përbërje të butë për të parë nëse lloji i ushqimit kishte apo jo ndikim në sasinë e kalorive të konsumuar nga trupi për tretjen e tyre. Në përfundim të eksperimentit ata zbuluan se minjtë që ishin ushqyer me ushqim të butë kishin më shumë prirje për t’u bërë obezë, krahasuar me grupin tjetër. Dhe të mendosh se të dy grupeve iu dhanë vërtet ushqime me përbërje të ndryshme, por me kalori të njëjta.

Sipas shkencëtarëve, shumë e rëndësishme është edhe mënyra e gatimit të ushqimit që ndikon dukshëm si në përftimin e kalorive, ashtu edhe në kaloritë e përdorura për tretjen e ushqimit. Gatimi e tjetërson strukturën e ushqimit, duke e zbutur atë dhe duke e reduktuar kohën që i duhet organizmit për ta tretur.

Ai mund ta bëjë ushqimin më të këndshëm dhe të shijshëm, por nga ana tjetër duke e zbutur ul “përpjekjen” e organizmit për ta tretur. Në fakt, mësimi i gatimit të ushqimit u mundësoi paraardhësve tanë që të kursenin shumë kohën dhe energjinë që u duhej për ta mbllaçitur dhe më pas tretur ushqimin gjallë. Kur njeriu i parë nisi që të gatuajë ushqimin energjia që deri në atë kohë shpenzohej për përtypje dhe tretje mund të kanalizohej për gjëra të tjera, për shembull për të zhvilluar më tej trurin dhe për të kryer veprimtari të tjera fizike.

E ndërsa në këtë rast i fituari ishte truri, trupi doli i humbur, ose më mirë beli që nisi të bëhej gjithnjë e më i trashë. Në ditët tona pjesa më e madhe e ushqimeve tona është e gatuar, pra e butë, e parapërgatitur, madje në disa raste shumë e gatuar, çka do të thotë që ne nuk shpenzojmë shumë energji për ta përtypur dhe tretur. Rezultati i kësaj është beli ynë gjithnjë e më i trashë.

Si te ulni nivelin e kalorive qe merrni pa ndikim negativ?

Renia ne peshe eshte dicka pozitive kur keni kile te teperta, ja si duhet te silleni nese doni te humbni disa kalori pa demtuar shendetin tuaj…

Renia ne peshe ndodh atehere kur kalorite qe merrni jane me te pakta ne numer se kalorite qe digjni. Edhe pse strategjite e suksesshme te renies ne peshe perfshijne edhe integrimin ushtrimeve pervec prerjes se marrjess e kalorive, shumica e njerezve qe nuk kane kohe per ushtrime fizike do te ndermarrin vete veprimin e dyte. Por ulja e kalorive qe marrim lidhet shpesh me konsumin e ushqimeve qe nuk na pelqejne, duke e bere me te shkurter kohen e dietes madje duke shtuar rrezikun e shtimit te vrrullshem ne peshe. Nje menyre me e zgjuar per te ulur sasine kalorive eshte hani ne menyre te ekuilibruar dhe njekohesisht te mos hiqni dore nga ushqimet qe ju shijojne me shume.

1. Ulni sasine yndyrnave qe konsumoni. Per cdo gram yndyre qe merrni, duhet te digjni 9 kalori per ta djegur. Kjo eshte mete vertete shume nese mendojme se per te djegur nje gram protein ose karbohidrat duhet te vetem te eleminoni 4 kalori. Zgjidhni mish pa dhjam si dhe produkte pa yndyre te bulmeteve. Nje mundesi me e mire gatimi lidhe tme zierjen se sa me skuqjen eushqimeve. Konsumoni cokollaten e zeze ne vend te cokollates me qumesht.

2. Ulni sasine. Duke marre me pak sasi, duke perdorur mustarden ne ven te majonezes ju keni gjithmone disa mundesi qe te merrni me pak kalori duke mos hequr dore nga ushqimet qe ju pelqejne me shume. Perfitoni nga llojet e bukes se “holle”. Ulja e sasise se kalorive qe merrni nga ushqime me yndyre si dhe nga ushqime me shume sheqer do te kete nje impakt me te madhe, dhe rrjedhimisht nje efekt me te mire.

3. Mos i pini kalorite! Pije si per shembull, pije te gazuara, alkooliket si dhe lengjet me kuti kane permbajtje shume te larte kalorishe. Nese nuk e keni problem shijen e pjeve dietike atehere zgjidhni keto te fundit. Caji dhe kafeja jane pije dietike por vetem nese i konsumoni pa sheqer dhe shllak. Ndersa uji me limon eshte gjithmon nje zgjedhje e shkelqyer.

Si të mbash dietë duke u ushqyer mirë ?

nga mumu

“Tashmë mund të dobësohesh duke ngrënë normalisht. Mjafton të dish të respektosh një regjim ushqimor të shëndetshëm”- thonë mjekët.

Shëndetin e tyre mjaftojnë të ndjekin disa parime që janë në bazë të çdo diete, të cilat garantojnë sukses, por dhe shëndet. “Njerëzit shëndoshen jo sepse hanë shumë, por sepse hanë keq. Kështu mjafton të mësohen se cilët janë “armiqtë” e linjave, por dhe të shëndetit të tyre. Nëse do të flasim për një top-listë këshillash, në krye do të jetë përdorimi i sa më shumë frutave, perimeve të freskëta, proteinave dhe fibrave, të cilat garantojnë marrjen e energjive të nevojshme për mbarëvajtjen e organizmit, por ndihmojnë dhe në eliminimin e problemeve të linjave”,- nënvizojnë ata.

Por mjekët, tërheqin vëmendjen se përpara nisjes së një diete, qoftë kjo dhe elementare, duhet të konsultoheni me mjekun përkatës. “Nëse organizmi nuk arrin të përballojë dietën, për shkak të problemeve që mund të ketë, nuk duhet këmbëngulur në kryerjen e saj. Mjafton që të eliminohen disa “vese” në menynë e përditshme për të mos patur më probleme me linjat. Të gjithë duhet të jenë të sigurt se, nëse eliminojnë ushqimet me yndyrë, sidomos ato me origjinë shtazore, të skuqurat apo të bëhet balancimi i proteinave, mund të garantohet sukses.

Rregulli i parë lidhet me privilegjimin e ushqimeve të ziera. Të tjerat lidhen me përdorimin e sa më shumë frutave dhe të pihen shumë lëngje. Këshillohet të pihet më tepër se 1 litra e gjysmë lëngje në ditë, sepse kjo ndihmon në pastrimin e organizmit nga mbetjet toksike dhe pengojnë akumulimin e yndyrave”,- këshillojnë më tej.

 

 

Similar Posts