Kantina e verës së Angelina Jolie dhe Brad Pitt

Çifti hollivudian, Angelina Jolie dhe bashkëshorti i saj Brad Pitt kanë vendosur të krijojnë një kantinë të re vere amerikane, e cila sipas “Forbes”, konsiderohet edhe më e shtrenjta. Me dritë dhe pa mikrobe, kështu përshkruhet nga revista e cila është e angazhuar për jetën e miliarderëve dhe lukseve “si kantina më e mirë në botë”, kantina e çiftit hollivudian. Titullohet Revel, e ideuar nga James Cash, ekspert restorantesh e pallatesh historikë si Golden Dome në Notre Dame (Indiana). Cash ishte lodhur nga mënyra e marrjes së shisheve të verës nga raftet për të lexuar etiketën. Ka kërkuar në treg diçka për të  gjetur etiketën e fshehur vetëm me një shikim, por nuk ia ka arritur. Kështu ka programuar një sistem raftesh për të parë më me lëhtësi etiketën e shishes dhe për të përzgjedhur verën e duhur. Janë të dukshme gjithashtu edhe raftet e verërave. Me pak fjalë, kjo kantinë është realizuar sipas përmasave, të artizanëve të Michigan. Dhe kushton shumë më tepër sesa raftet tradicionale, duhet të përllogaritësh afërsisht 25-35 dollarë për shishe, ose më saktë për një drekë me mijëra shishe, vlera shkon nga 25.000 deri në 35.000 dollarë. Me pak fjalë, punë të pasurish. Cash nuk zbulon emrin e klientëve të tij edhe pse siguron se disa prej tyre ndodhen në listën e më të pasurve të Amerikës, renditur çdo vit nga Forbes. Janë personazhe të spektaklit, ekonomisë dhe artit. Madje njëri prej tyre është kaq i pasur, saqë ka urdhëruar dy kantina Revel, një për shtëpinë në qytet dhe të dytën për shtëpinë në fshat. Por çfarë vere do të pijë ky person, i cili do të shpenzojë vetëm për rregullimin e shisheve një shumë të tillë?

Comments are closed.