Kasat fiskale, vlera e re rimbursimit

Miratohet kompensimi për 5 bashki dhe 13 komuna

Miratohet vlera e rimbursimit për kasat fiskale. Kështu, Këshilli i Ministrave ka miratuar dje, vendimin për kompensimin e vlerës së taksës së biznesit të vogël, të përdorur për rimbursimin e pajisjeve fiskale dhe taksimetrave. Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, ligjit nr. 10487, datë 5.12.2011, “Për buxhetin e vitit 2012”, me propozimin e ministrit të Financave, Këshilli i Ministrave vendosi “Kompensimin e vlerës se taksës së biznesit të vogël, të përdorur për rimbursimin e vlerës së pajisjeve fiskale dhe taksimetrave, për njësitë e qeverisjes vendore, për 5 bashki dhe 13 komuna. Ky fond, në vlerë 15 777 775 (pesëmbëdhjetë milionë e shtatëqind e shtatëdhjetë e shtatë mijë e shtatëqind e shtatëdhjetë e pesë) lekë (pesëmbëdhjetë milionë e shtatëqind e shtatëdhjetë e shtatë mijë e shtatëqind e shtatëdhjetë e pesë lekë), përballohet nga fondi i kontigjencës, i miratuar në buxhetin e vitit 2012”. Vendimi i miratuar dje, ngarkon Ministrinë e Financave dhe njësitë e qeverisjes vendore për zbatimin e këtij vendimi. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

Comments are closed.