Kate Moss dhe Gwyneth Paltrow për pak zihen me grushta

Gjithçka mund të ndodhë. Kate Moss është sulmuar ashpër nga aktorja Gwyneth Paltrow, ajo me fytyrën e një ëngjëlli prej të cilës nuk prêt asgjë të keqe. Të dy divet kanë qenë protagoniste të një sherri që për pak shkoi deri tek përleshja. Sipas Sun aktorja dhe modelja , të dyja të ftuara në një party super mondan në nder të manjatit Sir Philip Green për 60 vjetorin e lindjes lanë nam duke u zënë. Gwyneth, e ka arritur me një pamje shumë sportive dhe ka shkuar për të bërë pak vrap. Aty në plazh ka gjetur Moss e cila po hante patatina. Top modelja i ka thënë “Pse ke nisur që në mëngjes jogging?”. Dhe përgjigja e Paltrowt ka qenë e menjëhershme: Për të mos ngjarë si ty kur të plakem! Më pas patatinat e Kate kanë fluturuar në kokën e aktores dhe sikur të mos kishin qenë njerëzit e tjerë që i ndanë plazhi do të ishte kthyer ne ring.