Kate Winslet rikthehet rrezatuese në tapetin e kuq

Ka qenë një rikthim mahnitës, rishfaqja e aktores Kate Winslet në tapetin e kuq, për premierën botërore të Titanic 3D.  Në daljen e parë për mediat ajo ka deklaruar: Pas skenës së parë kam menduar, ndaloni imazhet. Me të vërtetë kam qenë kështu?. Ajo ka folur edhe për miqësinë e Di Caprio, të lindur në këtë serial: Qanim në krahët e njëri-tjetrit, ishim të rraskapitur, ashtu sikurse e gjithë trupa. E veshur me një fustan të zi klasik i kombinuar me ar të bardhë nga stilisti Jenny Packham, flokët biondë të kapur pas, aktorja 38 vjeçare ishte thuajse e panjohur në krahasim me vitet e mëparshme. Në fakt, Kate ka mbetur e tronditur përballë vetes së saj, në momentin kur i kanë treguar imazhet e para të rikrijimit tridimensional të kolosit të James Cameron, që në vitin 1997 e bëri divën botërore. “Pas skenës së parë kam menduar të ndaloheshin të gjitha imazhet, dhe të fikej gjithçka. Por me të vërtetë kam qenë ashtu në atë kohë? Kam pasur një aspekt tepër të lodhur”, shprehet ajo.

Në kohën e xhirimeve të filmit Titanic, aktorja angleze ishte në moshën 21 vjeçare, ka qenë më e shëndetshme dhe me flokë të zeza. “Isha ambientuar të shihja Titanic në video shtëpie, por rishikimi në ekranin e madh ishte surprizues”, thekson aktorja. Për risjelljen e filmit në opsionin tre dimensional, kanë punuar 300 artistë kompjuteri dhe janë shpenzuar 750 mijë orë. Nga momenti i mbytjes së anijes aktorja rrëfen se kujton ftohtin, lodhjen dhe momentin kur qante në krahët e Leonardos.  “Ishim të gjithë si trup xhirimi të lodhur. Në fund të xhirimeve, trupa mbante veshur një bluzë ku ishte stampuar mbishkrimi :Të mbijetuarit e Titanic”, rrëfen aktorja.

“Unë dhe Leondardo jemi shumë miq që nga ajo kohë, për këtë arsye jemi rikthyer më vonë për të interpretuar së bashku në Revolutionary Road, një film të cilin e kam adhuruar shumë”, tha Kate. Di Caprio ka kërkuar të udhëtojë në Londër për të qenë të paktën vetëm një orë në tapetin e kuq, por është dorëzuar dhe ka qëndruar në xhirimet e filmit të ri në New Orleans. Dhe kështu përkrah ishin James Cameron dhe Billy Zane, i cili në film ishte i fejuari i Rose.

Comments are closed.