Kek me limon: Një kek i thjeshtë në shije, aromatik dhe i butë. Perfekt për mëngjesin tuaj por edhe pas një vakti të caktuar.

Pra një ëmbëlsirë e përshtatshme për çdo rast. Provojeni!

Përbërësit:

150 gr miell gruri

150 gr miell misri

250 gr sheqer

3 vezë

170 ml qumësht

140 ml vaj

Lëkurë e grirë e 3 limonëve

1 zarf me sodë keku

Pak kripë

Për shurupin:

Lëngu i 3 limonëve

100 gr sheqer.

Përgatitja:

Rrahim 3 të verdhat e vezëve me sheqerin. Shtojmë qumështin dhe e përziejmë me vezët dhe sheqerin. Shtojmë dalë-ngadalë të dy llojet e miellit. Shtojmë gjithashtu edhe vajin, të bardhën e vezës të rrahur plotësisht më parë, lëkurën e grirë të limonit dhe fare pak kripë.

I shtojmë sodën e kekut vetëm në fund.

E hedhim përbërjen në një tavë me diametër 24 cm, të cilën e kemi lyer më përparë me gjalpë dhe miell.

Kekun e pjekim për 55 min në 160°C.

Ndërkohë që keku piqet, lëngun e 3 limonëve dhe sheqerin e vendosim në tenxhere dhe e ziejmë derisa të tretet sheqeri.

Pasi keku të jetë ftohur, e njomim me shurupin e nxehtë.

Përgatiti: Romina Ziu