Kënga e Rita Orës me Snopp Lion

Më në fund, kënga e shumëpritur e Rita Orës me Snopp Lion (Dogg) doli në treg këtë fundjave.  E titulluar “Torn Apart” dhe pjesë e albumit “Reincarnated” e reperit të famshëm amerikan, kenga e dy artisteve i dedikohet nje historie të dështuar dashurie.

Kënga, e cila pritet të shnderrohet në një prej hiteve të veres, dallohet për faktin se përfshin tre rryma muzikore brenda saj, “R&B”, “rap” dhe “raggae”. Videoklipi i këngës së përbashkët të 22-vjeçares me origjinë kosovare është xhiruar në muajin janar në Tajlandë dhe shërbeu për lindjen e një ndienje të fortë miqësie midis dy artistëve. Përveç Orës, albumi i ri i Lion përfshin bashkëpunime edhe me Chris Brown, Busta Rhymes dhe “T.I”.