Këngëtarja shqiptare: ‘Nuk do të martohesha kurrë me Notis Sfakianakis’
Nëse ja vlen, ndaje me miqtë...
Share on Facebook
Facebook
0Pin on Pinterest
Pinterest
0Tweet about this on Twitter
Twitter
Share on LinkedIn
Linkedin

Në emisionin “Zonë e lirë”, Anxhela Peristeri ka folur mbi ardhjen e këngëtarit grek, Notis Sfakianakis në Shqipëri javën e kaluar. Ajo është shprehur se Notis i imponon prirjet e tij politike tek publiku dhe sipas saj, kjo nuk është një gjë e mirë.

Fakti që ai ka ato prirje politike është e vërtetë dhe Notis e ka imponuar mendimin e tij tek njerëzit dhe kjo nuk është gjë e mirë sepse kur publiku ka idhull dikë, ai ndikohet nga ai”, u shpreh ajo.
Mua nuk më intereson fare se çfarë thotë ai. I di qëndrimet e Notis sepse kam jetuar atje, ai këto qëndrime nuk i ka vetëm për shqiptarët, por edhe për bullgarët sepse është nacionalist. Mua nuk më shqetëson kjo gjë, është e drejta e tij që të jetë si të dojë, por unë nuk jam dakort me personin që është ai, jo me këngëtarin”, u shpreh Anxhela duke treguar qëndrimin e saj mbi temën aq të diskutuar rreth deklaratave të Notis Sfakianakis.

Anxhela Peristeri ka shprehur hapur ditën e sotme se nuk është dakort me faktin se Notis i imponon qëndrimet e tij politike tek publiku i tij.

Duhet të kemi kujdes ne që jemi të njohur në ekran të përcjellim mesazhe të qarta. Unë nuk kam përcjell asnjëherë ndonjë mesazh të shëmtuar. Ky është mendimi im”, u shpreh ajo, duke treguar se fansat e Notis e shikojnë atë si idhull dhe mund t’i besojnë qëndrimeve të tij nacionaliste.

Teksa ishin duke diskutuar për këngëtarin grek, Arian Çani e pyeti Anxhelën nëse ajo do të martohej me Notis, pasi ai nuk është shumë i vjetër në moshë. Anxhela ka kundërshtuar, pasi për të Notis është shumë i madh dhe ajo e shikon shumë moshën. “Unë jam 32 vjeçe, limiti im është që meshkujt të jeni deri në 40 vjeç”, tha ajo. Notis është 58 vjeç.

Nëse ja vlen, ndaje me miqtë...
Share on Facebook
Facebook
0Pin on Pinterest
Pinterest
0Tweet about this on Twitter
Twitter
Share on LinkedIn
Linkedin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *